• |
ide | kryesore

Independence Day! 10 fakte mbi Amerikën dhe historinë e saj

Arkiva, Planet
uncle-sam-960x540.jpg


A e dini se kush eshte Uncle Sam? Se si Demokratet u bene gomare ndersa Republikanet elefante? Ju sjellim ne vazhdim fakte interesante per historine e Amerikes, te cilat mund te mos i keni degjuar kurre me pare.

Presidenti i pare i SHBA

Shumica e njerezve besojne se presidenti i pare i SHBA-ve ishte George Washington, se paku keshtu e kane mesuar ne shkolle. Por e verteta eshte se George Washington nuk ishte presidenti i pare amerikan, por ishte John Hanson.

Nenet e Konfederates eshte i njohur si perpjekja e pare amerikane per veteqeverisje. Ne baze te ketyre neneve presidenti i pare amerikan ishte John Hanson. Nenet e Konfederates u zevendesuan nga Kushtetuta e SHBA-ve ne vitin 1789, sipas te ciles Washingtoni u be presidenti i pare.

Lindja e Gomarit Demokratik dhe Elefantit Republikan

A keni menduar ndonjehere per origjinen e gomarit Demokratik dhe elefantit Republikant? E pra, ishte Andrew Jackson ai te cilit i ishte dhene per here te pare epiteti i gomarit. E gjithe kjo histori ka filluar ne zgjedhjet presidenciale te vitit 1828, kur kandidati demokrat Andrew Jackson u quajt gomar nga kundershtaret e tij. Me kete rast, Jackson ne vend qe ta merrte kete deklarate si poshteruese, ai filloi ta perdore imazhin e kesaj kafshe ne afishet e fushates se tij zgjedhore.

Ndersa, Republikanet kane filluar te identifikohen me elefantin nga viti 1874 kur karikaturisti, Thomas Nast, e kishte botuar nje karikature ne nje edicion te se perjavshmes “The Harper” me te cilen ai e kishte paraqitur voten Republikane si nje elefant, duke iu dhene keshtu republikaneve nje imazh te forte dhe te dinjitetshem.

“Arush pelushi” dhe Roosevelti

“Arush pelushi” eshte sajuar kur Theodore “Teddy” Roosevelt (1858-1919) nje dite kishte refuzuar ta vriste nje kelysh te vogel ariu. Kjo ngjarje qe ishte raportuar ne lajme, e kishte frymezuar nje prodhues lodrash per femije per ta dizajnuar dhe prodhuar arush pelushin.

Si puna e Bushit

Pasi presidenti Bush kishte vjelle mbi kryeministrin e Japonise, nje fjale e re ishte futur ne gjuhen japoneze. Bushusuru qe do te thote “si puna e Bushit” ose te vjellurit publikisht.

Flamuri i pare amerikan

Flamuri i pare amerikan ishte pak me ndryshe nga ai i sotmi. Ai kishte 13 yje ne vend te 50 sa ka sot. Yjet kane qene te dizajnuara ne qoshe ne nje rreth, i cili paraqiste barazine e shteteve. Ky flamur ishte projektuar nga Betsy Ross gjate Revolucionit Amerikan.

Bombat e pazbuluara japoneze

Gjate Luftes se Dyte Boterore, Japonia i bombardoi Shtetet e Bashkuara duke perdorur balonat. Ndonese, shume prej tyre nuk arriten ne SHBA, disa paten shkaktuar deme, siç eshteincidenti ne vitin 1944, ne te cilin u vra nje familje ne Oregon. Sipas disa njerezve thuhet se ne SHBA ka ende shume bomba te tilla ende te pazbuluara.

Marihuana e ligjshme ne SHBA

Marihuana nuk kane qene gjithmone nje kulture bujqesore e paligjshme. Ne vitet 1800, ne Kentaki marihuana ishte nje kulture bujqesore qe kultivohej me te madhe.

Ne ate kohe marihuana nuk eshte perdorur per pirje (tymosje), por per fijet e saj, te quajtura kerp, te cilat jane perdorur ne anije, per litar, spango, leter dhe kanavace. Kjo kulture bujqesore eshte kultivuar edhe nga vet George Washingtoni.

Kush eshte “Uncle Sam”

A keni menduar ndonjehere se kush ishte ne te vertete “Uncle Sam”? Xhaxhi Sam, apo Samuel Wilson, ishte nje kasap ne Nju Jork i cili e kishte furnizuar me mish derri Ushtrine gjate luftes se vitit 1812. Ai kurre nuk eshte dukur si “Uncle Sam” te cilin ne e shohim sot ne afishe. Njeriu i cili eshte paraqitur ne afishe ishte ne fakt Dan Rice, nje klloun (gaztor) profesionist, i cili njehere kishte kandiduar ne zgjedhje presidenciale, por pa sukses, raporton ngjyra.com.

Smith kunder Vietnamit

Gjate luftes ne Vietnam kane humbur jeten 58.152 ushtare amerikane, prej tyre 667 e kane pasur mbiemrin “Smith”, 557 mbiemrin “Johnson” dhe 406 mbiemrin “William”.

Pse te marten, pse ne nentor …

Zgjedhjet presidenciale amerikane gjithmone jane mbajtur ne nje te marte, ne nentor, per shkak te te motit, korrjeve dhe riteve fetare. Ne kohet kur votuesit udhetonin me kuaj per ne vendvotime, e marta ishte nje dite ideale per shkak se njerezit te dielen kryenin ritet fetare, te henen kaleronin deri ne qendren e qarkut te tyre dhe votonin te marten dhe te gjitha keto pune kryheshin para te merkures qe ishte dite tregu.

Nentori ishte i pershtatshem sepse ne kete muaj perfundonin punet bujqesore vjetore dhe ende moti ishte ende i mire per te udhetuar me kuaj dhe karroce.