• |
ide | kryesore

Vazhdon tërmeti Brexit. Largohet dhe kreu i ekstremistëve Farage

Arkiva, Planet
breee.jpg


“Tani dua të jetoj jetën time”, u shpreu kreu i UKIP gjatë një konference për shtyp mbajtur këtë të hënë në Londër.

52-vjeçari Farage ka udhëhequr partinë që prej vitit 2006, për tu dorëhequr pas zgjedhjeve të përgjithshme në maj 2015, vendim për të cilin u pendua dhe u rikthye sërish në krye të detyrës.

“Por kjo nuk do të ndodhë sërish, nuk do rikthehem.”, theksoi ai.

“Kam vendosur që të qëndroj mënjanë si lider i UKIP. Fitorja e referendumit tregon se unë përmbusha qëllimin tim. Partia për Pavarësinë e Mbretërisë së Bashkuar ndodhet tashmë në një pozitë të mirë dhe do të vazhdojë, bashkë me mbështetjen time të plotë.”, u shpreh Farage.

Ai tha se tashmë vendi ka nevojë për një kryeminister Brexit ndërkohë që mes konservatorëve ka filluar një betejë vëllavrasësë për zëvendësimin e kryeministrit Kameron në vjeshtë.