• |
ide | kryesore

VIDEO/ Përplaset eskorta e Vladimir Putin, vdes shoferi i tij i preferuar

Arkiva, Planet
37F64E5D00000578-0-image-m-32_1473167333164.jpg


Mediat ruse gjatë ditës së sotme kanë raportuar se makina e presidentit, Vladimir Putin, është përplasur në një aksident tragjik. Të njëjtat burime shkruajnë se nga ky aksident ka gjetur vdekjen e menjëhershme shoferi personal i Putin, i cili ishte një nga të preferuarit e tij. Në  momentin e aksidentit, Putin nuk ka qenë i pranishëm në makinë. Pamjet tregojnë momentin ku edhe ka ndodhur ngjarja në kryeqytetin rus, Moskën. Policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes. Kurse raportohet se viktima ishte rreth të 40-ave.