• |
ide | kryesore

Skena të frikshme, futbollisti mbetet pa ndenja në fushë (Video)

Arkiva, Sport
3-49-780x439.jpg


Futbollistët e skuadrës holandeze, AZ Alkmaar kanë përjetuar skena prekëse që do ti mbajnë mend gjatë në ndeshjen e zhvilluar kundër Dundalk, e vlefshme për Ligën e Evropës.
 
Klubi holandez po luante kundër irlandezëve të FC Dundalk në ndeshjen e Ligës së Evropës që në fund përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
 
Megjithatë, në minutën e 60-të, sulmuesi 26-vjeçar, Stijn Wuytens, godet topin me kokë dhe shënon gol, por nga përplasja me portierin Gary Rogers përfundon në tokë pa ndjenja.
 
 
Kjo gjendje e Wuytens shkaktoi momente paniku dhe pasigurie tek të gjithë që nisën të luteshin për belgun derisa bashkëlojtarët e tij filluan të qajnë.
 
Por, pas pesë minutash atij i kthehet ndërgjegjja pasi  transportohet jashtë fushe në drejtim të spitalit, ku mjekët diagnostifikojnë që ka pësuar goditje, por pa rrezik jete, duke evituar kështu më të keqen. /Telegrafi