• |
ide | kryesore

300 trupa speciale për derbin Partizani-Tirana

Arkiva, Sport
ppp.jpg


Policia e Elbasanit ka marrë masat organizative për sigurimin e rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes kombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve “K.F.Partizani” dhe “K.F. Tirana”, e cila do të zhvillohet më datë 25.09.2016 në orën 19:00 në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Në orën 17:00 të datës 25.09.2016:

Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.

Nga “Kryqëzimi  i  rrugës së Tapeteve” deri tek “Ish-Konservimi” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 300  punonjës  policie nga  Drejtoria Vendore  e  Policisë Elbasan, Komisariatet vartëse  të saj dhe FNSH-ja.

Të  gjithë sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  të  jenë   të  pajisur  me biletë dhe me  kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete:

a) sende të forta,

b) shishe (të çfarëdolloji)

c) fishekzjarre

d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)

e) çelësa  të  ndryshëm

Në të  kundert NUK do të lejohen  të futen në stadium.

Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportëdashësit.

Të  gjitha lokalet që ndodhen përreth Stadiumit nga ora 17:00 dhe deri në përfundim  të   ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura.

“Drejtoria Policisë  Elbasan i  kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 25 Shtator lëvizjen e tyre me automjet brenda  qytetit  të  Elbasanit, çka do të sillte një ndihmesë  të  madhe në zhvillimin sa më normal të këtij  aktiviteti”, thuhet në njoftim zyrtar