• |
ide | kryesore

Wikileaks: Vatikani e di që ka alienë

Arkiva, Planet
w_1476248992-6071238.jpg


“Gara hapësinore po nxehet (…) padyshim që jemi më afër se kurrë një lufte hapësinore. Pjesa më e madhe e satelitëve që rrotullohen rreth Tokës i përkasin SHBA-së, Kinës dhe Rusisë dhe testet e fundit të armëve antisatelitore nuk e lehtësojnë faktorin frikë”, shkroi në vitin 2015 astronauti i ndjerë amerikan Edgar Mitchell në një e-mail drejtuar shefit të fushatës së demokratëve, John Podesta.
 
Sipas Mitchell, “inteligjenca jashtëtokësore jo e dhunshme që vjen nga një univers i afërt po përpiqet të ndajë energji nga pika zero me planetin tonë, por nuk do të tolerojë asnjë formë dhune ushtarake në tokë apo në hapësirë”.
 
Ish-astronauti i NASA-s, gjithashtu, shprehet se Vatikani është në dijeni të ekzistencës së inteligjencës jashtëtokësore.
 
Në emaile ai i kërkonte stafit të kandidatit demokrat një takim për të diskutuar mbi zbulimin e kësaj çështjeje.
 
Nuk duket rastësi që në fillim të këtij viti menaxheri i fushatës së tanishme të kandidates demokrate e bindi Hillary Clinton-in që të deklasifikonte arkivat mbi UFO-t, nëse fiton presidencialet e SHBA-së.