• |
ide | kryesore

Sherri/ Koke: Pederast! Ronaldo: Po, por shumë i pasur, idiot! (VIDEO)

Arkiva, Sport
Cxp27NQXcAAJqJP-1-650x358.jpg


Rezultati 3:0 lë të kuptohet për një fitore të pastër të Real Madridit ndaj Atletico Madridit, por në të vërtetë derbi madrilen në fushë ishte shumë i nxehtë. Një ndër momentet më të tensionuara ishte ai mes Koke dhe Cristiano Ronaldo në pjesën e dytë. Mesfushori i Atletico e ka quajtur portugezin homoseksual dhe kjo e ka nervozuar shumë Ronaldon, por megjithatë lojtarët nuk u konfrontuan fizikisht. Këtë e ka zbuluar radiostacioni spanjoll “Cope”, që ka bërë të ditur bisedën në dhomën e zhveshjes së “Los Blancos”, pas përfundimit të ndeshjes.

Ronaldo: Koke më quajti mua homoseksual.

Bashkëlojtari: Çfarë?

Ronaldo: Ju jeni homoseksual më tha. I thash: “Nëse do të takohemi në Madrid, ju do të shihni çfarë do t’ju bëj”.

Bashkëlojtari: Çfarë do t’i bëni?

Ronaldo: Asgjë, çfarë duhet t’i bëj?

Një bashkëlojtar që u inkuadrua me vonesë: Çfarë ndodhi?

Ronaldo: Koke më quajti homoseksual. I thash: “Po, një homoseksual, por një njeri shumë i pasur, idiot”.

Portugezi shënoi “het-trik” dhe heshti stadiumin “Vincente Calderon”.