• |
ide | kryesore

Neymar rrezikon dënimin me 2 vjet burg

Arkiva, Sport


Prokurorët spanjollë kërkojnë 2 vite burg për yllin e Barcelonës, Neymar si dhe një gjobë prej 10.6 milionë dollarësh, por rrolin e tij në çështjen e korrupsionit që lidhet me transferimin e errët të futbollistit nga Santos tek Barcelona, në vitin 2013.

Sipas britanikes “The Independent”, 5 vite burg u kërkuan për ish – presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell dhe një gjobë për 8.4 milionë euro për klubin e futbollit. Ndërkohë u kërkua lirimi nga akuzat për presidentin aktual Josep Maria Bartomeu.

Çështja në fjalë nisi pas një ankese nga grupi brazilian i investimit DIS, që zotëronte 40 përqind të të drejtave të transferimit të Neymar dhe që pretendon se ka marrë më pak para nga sa i takonin, në raport me shifrën e vërtetë me të cilën e përmbylli Barcelona transfertën e lojtarit. /tvklan.al