• |
ide | kryesore

Ronaldo: Natën para finales së Euro 2016 fjeta me 3 bionde

Arkiva, Sport
13721038_210796422651528_503122352_n.jpg


Ylli i Realit të Madridit dhe Portugalisë, Kristiano Ronaldo ka bërë një rrëfim për gazetën franceze France Football. Ai tregoi diferencën e presionit që ndjen kur luan për klubin në krahasim me kombëtaren. Ai pranoi se te Reali ka gjithnjë më shumë presion pasi gjithnjë janë të detyruar për fitore, ndërsa te Portugalia luhet pa trysni sepse nuk kanë çfarë të humbasin.

“Natën para finales së Kampionatit Europian isha shumë i qetë, ndryshe nga finalja e Ligës së Kampionëve. Nuk shoh kurrë ëndrra me futboll. Në mëngjesin e finales së EURO 2016 u zgjova me 3 bjonde në shtrat (qesh). Përtej shakasë, atë natë kam fjetur 8 orë, edhe pse mund të ndodhte që mos më zinte gjumi nga ankthi”, – tregoi portugezi.