• |
ide | kryesore

Berluskoni: Milan është shitur tashmë

Arkiva, Sport
WCGAZ2_0JUHX3FN-061.jpg


“Milan është i shitur tashmë. Ka pasur vështirësi për blerësit, që janë persona seriozë, por për momentin nuk u është dhënë e drejta nga qeveria kineze për të nxjerrë jashtë kapitalin. Nëse ky autorizim nuk do të vijë deri në 13 dhjetor, dita e “mbylljes”, por ne do të kemi sigurinë që kapitali ekziston nuk do të kemi probleme që ta shtyjmë këtë shitje edhe një muaj apo një muaj e gjysmë më shumë”. Këto janë fjalët e Silvio Berluskonit i cili bën edhe pak ironi në Rai 3.

“Së shpejti do të jenë të kënaqur ata që nuk më duan mua dhe Montolivon sepse pas 13 dhjetorit unë nuk do të jem më dhe Montolivo është i sëmurë dhe për shumë muaj do të mungojë. Kështu Milan mund të fitojë gjithçka”. /lapsi.al/