• |
ide | kryesore

Rama kthehet duarbosh nga Berlini, “mburret” me foton e ditës

I pakategorizuar
sfdsgfdh.JPG



Ndërsa nga takimi i sotëm në Bruksel mes Ramës dhe Merkel u kuptua se hapja e negociatave me BE-në nuk është diçka e afërt, kryeministri ka postuar në faqen e tij në Facebook një foto me kancelaren gjermane.

Nga ana tjetër zyrtarë të qeverisë dhe mediat pranë Ramës thonë me të madhe se kushti i vetëm për hapjen e negociatave është zbatimi i ligjit të Vettingut.

Por në fakt është më shumë se sa kaq.  

E një rëndësie të veçantë është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, dekriminalizimi, si dhe zgjedhjet e lira.

Këto të fundit madje, kancelarja gjermane ia përmendi Ramës edhe në fjalën e saj para mediave.

/LAPSI.AL/