• |
ide | kryesore

Derbi i Tiranës/ Sa do të jenë çmimet e biletave

Arkiva, Sport
derbi.jpg


Tirana ka vendosur çmimet e biletave për derbin me Partizanin, që do të luhet të enjten  në orën 18:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Skuadra mikpritëse ka përcaktuar dhe ndarjet e tribunave për tifozët.

Biletat do të jenë në shitje prej të martën. 

NJOFTIMI I KLUBIT TË TIRANËS PER BILETAT

Jane percaktuar detajet organizative per ndeshjen Tirana – Partizani. Ky takim do te zhvillohet diten e enjte, date 1 dhjetor ne stadiumin “Selman Stermasi”, ne oren 18:00.

Biletat per kete takim do te dalin neser ne shitje prej ores 10:00 tek biletarite prane stadiumit.

1500 biletat per sektoret D1 dhe D2 ku do te qendrojne Tirona Fanatics, jane shitur tashme dhe menaxhohen nga tifogrupi.

Tifozeria e kuqe do te vendoset ne sektoret B1, B2, H1 dhe H2 nderkohe qe te gjithe tribunat e tjera te shtepise bardheblu do ti perkasin tifozeve te Tiranes.

Klubi ju fton te mos mungoni ne kete ndeshje qe bashke duhet ta fitojme. Nxitoni te pajiseni me bileta per ta veshur “Selman Stermasin” me ngjyrat qe i takon.

Cmimet e biletave bardheblu

Tribuna – A1/ A2 – 2 000 leke (te reja)

Tribuna – C1/ C2 – 500 leke

Tribuna – D1/ D2/ E/ F/ G1/ G2 500 leke

Cmimet e biletave per Partizanin

Tribuna B1/ B2 – 2 000 leke (te reja)

Tribuna H1/ H2 – 500 leke”.