• |
ide | kryesore

Operohet Etrit Berisha, humbet të gjitha ndeshjet për këtë vit

Arkiva, Sport
ber_1480434993-286667.jpg


Portieri i Kombëtares Etrit Berisha pëson një dëmtim në gju i cili do ta lërë një kohë të gjatë jashtë fushës. Shqiptari do të operohet në meniskun e gjurit të djathtë, duke humbur kështu ndeshjet e këtij viti. Dëmtimi i Berishës ndodhi në ndeshjen që Atalanta e tij fitoi ndaj Romës. Operacioni do të kryhet nesër dhe portieri i kombëtares sonë do të kthehet të luajë vetëm vitin e ardhshëm. Berisha do të mungojë në ndeshjet kundër Juventus, Udinese, Milan dhe Empoli.