• |
ide | kryesore

Messi te Inter? Kinezët do ta provojnë

Arkiva, Sport
prima_pagina_xlm.jpg


Kinezët e Suning duan të ndërtojnë një Inter të madh dhe nga Parisi ka ardhur një lajm i mirë për tifozët prej vetë Marco Tronchetti Provera. Dhe çfarë lajmi: “Ëndrra është një dhe e vetme. Të shohim Messin me bluzën e Inter”. Janë fjalë që zbulojnë një skenar të madh që po luhet në prapaskenë. Sipas medieve italiane duhet një punë shumë e madhe për ta shkëputur argjentinasin nga Barcelona. E kanë provuar edhe të tjerë dhe e kanë konsideruar “mision të pamundur”, por pronarët e rinj të Inter kanë kapital të madh dhe mund ta arrijnë në të ardhmen. Proveta thotë se “kjo i takon së ardhmes, por që mund të arrihet me besim”. Në të kaluarën këtë e provoi edhe vetë Moratti, Leo qëndroi në Barcelonë. Duke parë vështirësitë e nënshkrimit të kontratës që skadon në 2018-ën edhe mund të hapet një dritare megjithëse mbetet një çështje mjaft e komplikuar pasi duhet mundur edhe konkurrenca e Manchester City. Leo ka thënë se dëshiron ta mbyllë karrierën në Argjentinë te Newell's Old Boy, por ai është 30-vjeç dhe atdheu i tij do të duhet të presë edhe pak. Për Inter ndoshta do të mbetet vetëm një ëndërr. Tashmë i takon Zhang Jindong të flasë…/lapsi.al/