• |
ide | kryesore

Tirana – Partizani/ Hyrje e lirë për tifozët për 27 minutat e mbetura

Arkiva, Sport
qweqweqweqeqee-470x334.jpg


Shefi i Klubit Tirana, Eduard Gjini, deklaroi për “SuperSport” pa ndeshjes së për takimin e nesërm, hyrja e tifozëve do të ishte falas.

“Në bashkëbisedim me presidentin Halili, u vendos që nesër të jetë hyrja e lirë. Gjithsecili do të ulet përsëri ku ka qenë sot. Thjesht do të kryhet kontrolli trupor nga policia e shtetit. Nuk ma do mendja se do të ketë më shumë tifozë, ne kemi edhe kamera në çdo derë. Nuk besoj se do të ketë thyerje të tilla të rregullores”, tha ai.

“Përveç largimit ishte një defekt i madh që konstatuam me komunikimin me Drejtorinë e Përgjithshme të OSHEE. U bë një tentativë, por u stakuan përsëri, në momentin e dytë që u bëmë gati, u ndërpre prapë. Në këto kushte, u mblodhën të gjithë bashkë, edhe me policinë dhe vendosëm që përfundimisht ndeshja të luhet nesër në orën 14:00”, – shpjegoi Gjini arsyen e ndërprerjes, duke shtuar se ishte e kuptueshme që tashmë stadiumit i nevojitej një gjenerator.

“Padiskutim që na duhet gjeneratori, në Europë nuk ka shanse të fillojë ndeshja pa një gjenerator”, – deklaroi zyrtari i Tiranës.