• |
ide | kryesore

Plas skandali “Football Leaks” që do të tronditë emrat më të mëdhenj në Europë

Arkiva, Sport
212941862-0f7220cf-b48e-42bb-bbed-c618b50d3e15.png


8 hard disk me gjithsej 1.9 terrabyte të dhëna. E ngjashme me gjysme milioni Bibla. Ose për ta thënë më thjesht: kjo është përmbledhja më e madhe në historinë e sportit. Ky është “Football Leaks”. Burimi i këtyre të dhënave mbetet anonim.

Për të zbardhur këto të dhëna kanë punuar mbi 70 gazetarë. Janë mijëra kontrata, mesazhe, e-mail dhe fatura. Janë dokumente që tregojnë pa filtra dhe mekanizma (ligjore dhe të paligjshme) përmes të cilave sporti më popullor në botë është kthyer në një nga industritë e pangopura. Aty gjenden lojtarë që trajtohen si tituj financiarë. Janë qindra milion euro që janë fshehur në parajsat fiskale më të fshehta duke filluar nga Jersey në Madeira, nga Panamaja në British Virgin Islands.

E gjitha në kurriz të atyre që qeverive që kontribuojnë dhe që nuk marrin asgjë për të investuar më shumë në këtë sport. Edhe në kurriz të tifozëve që blejnë bileta, shpenzojnë para për të bërë abonime apo duke blerë bluza me emra të njohur për fëmijët e tyre.

Ky është një hetim që ka përfshirë 12 shtete evropiane. Në përfundim të tij do të jepen të dhënat ditën e diel nga gazetat më të mëdha në Europë. Nuk mungojnë në listën e mashtrimeve financiare skuadra kampione në Serie A, La Liga, Premier League, etj.

Historia e Football Leaks nisi në vitin 2015 kur një faqe e panjohur në internet nisi të publikojë disa kontrata lojtarësh. Ishin të dhëna që vinin nga një burim anonim. FIFA nisi menjëherë hetimet mbi disa skuadra. Në Holandë u skualifikua për 3 vite nga ndeshjet ndërkombëtare klubi i Tëente që financohej nga disa burime të panjohura të cilat kishin blerë edhe disa lojtarë, citon lapsi.al. Komisioni Europian kërkoi nisjen e hetimeve edhe për transferimin e Gareth Bale, nga Tottenham te Real Madrid për 100 milion euro falë garancisë së disa bankave spanjolle të cilat kishin marrë nga qeveria 40 miliard euro pak kohë më parë si pjesë e programit të shpëtimit nga falimenti.

Portali që nxori dokumentet u tërhoq pas sulmeve të vazhdueshme. Në këtë pikë nisi punë EIC (European Investigative Collaborations) një rrjet gazetarësh europianë i formuar në 12 shtete. Ai që i furnizonte me dokumenta ishte “John”, një emër i sajuar për të mbrojtur personin në fjalë.

Emrat e parë

Mes vitit 2009 dhe 2014 Cristiano Ronaldo, sulmuesi portugez që është kthyer në një “yll” botëror ka transferuar mbi 70 milion euro në llogari të fshehta bankare në Tollin, një shoqëri e regjistruar në British Virgin Islands, parajsë fiskale e Karaibeve.

74 milion të tjera janë futur në një llogari në Zvicër në ditët e fundit të vitit 2014 kur shiti të drejtat e imazhit të tij për vitet 2015-2020 tek një biznesmen nga Singapori i njohur si  Peter Lim.

Për këto llogari bankare ai ka paguar taksa vetëm disa “qindarka”. Gjithçka është shkruar e zezë në të bardhë. Pritet të dalin për herë të parë llogari bankare, bilance shoqërish futbolli si dhe e-mail të konsulentëve me lojtarin.

Në listë janë edhe kontrata të Jose Mourinho. Nga 2010 deri në 2013 përpara se të shkonte te Chelsea në Angili dhe më pas te Manchester United “Special One” ka mënjanuar disa miliona euro taksa të papaguara.

Në listën e mashtrimeve ndodhen edhe klube të Serie A si Juventus, Inter, Milan, Roma, Napoli dhe Torino. /lapsi.al/