• |
ide | kryesore

VIDEO/ Napoli shkatërron Interin

Arkiva, Sport
kondogbia_1480714653-7080690.jpg


Pas paraqitjes së mirë ndaj Fiorentinës, Interi është mposhtur 3:0 nga Napoli, duke pësuar humbjen e 6-të në 15 ndeshje. Zikaltrit e nisën shumë keq sfidën duke pësuar 2 gola brenda 5 minutave me Piotr Zielinski dhe Marek Hamsik. Kur u mendua se në pjesën e dytë Interi do të bëjë diçka më shumë, erdhi edhe goli i tretë i vendasve. Lorenzo Insigne realizoi për 3:0 në minutën e 51’të të ndeshjes, që doli të ishte rezultati përfundimtar. Pas kësaj humbje, Inter mbetet në vendin e 8-të me 21 pikë, ndërsa Napoli është ngjitur në vendin e 5-të me 28 pikë.