• |
ide | kryesore

VIDEO/ Chelsea mposht Cityn, në fund plas sherri

Arkiva, Sport
fyt.jpg


Humbja 3-1 përballë Chelsea ka tensionuar situatën te Manchester City, aq sa lojtarët e skuadrës së Pep Guardiolës nuk kanë mbajtur nervat në minutat e fundit të ndeshjes që kanë sjellë një sherr masiv në fushë. Shkak është bërë një faull i ashpër i Serxhio Agueros ndaj David Luiz që një karton të kuq për argjentinasin dhe përplasje mes lojtarëve të dy ekipeve. Një tifoz i acaruar tentoi gjithashtu të bëhej protagonist duke provuar të hynte në fushë dhe u desh ndërhyrja e stjuardëve dhe stafeve teknike të dy skuadrave për të rivendosur qetësinë në fushën e lojës.