• |
ide | kryesore

VIDEO / Sadiku rikthehet te goli pas dëmtimit, Zyrihu mposht Vilin

Arkiva, Sport
n-medium-16x9-470x265.jpg


Edhe Armando Sadiku ka arritur të shënojë ditën e shtunë golin e parë që pas rikthimit në fushë nga dëmtimi. Ai ka realizuar me anë të një penalltie në minutën e 61-të të ndeshjes që Zyrihu luajti në shtëpi ndaj Vilit, e vlefshme për javën e 17 të ligës së dytë zvicerane. Sulmuesi shqiptar e nisi si titullar takimin, por u zëvendësua nga trajneri në minutën e 84-t.

Në minutën e 88 ishte Kauseviç që realizoi golin tjetër të Zyrihut për të vulosur fitoren 2-0. Ndërkohë futbollisti tjetër i kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, ishte në fushë për 90 minuta të plota duke dhënë dhe ai kontributin e tij në këtë fitore./panorama/