• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni dy golat Jahmir Hykës në Zvicër

Arkiva, Sport
hyka-470x263.jpg


Jahmir Hyka është rikthyer të tregohet një futbollist mjaft i rëndësishëm për ekipin e tij, Luzernën. Ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17 të Super Ligës së Zvicrës mes Luzernës dhe Vaduzit, ai ka realizuar dy gola, ndërkohë që ekipi i tij triumfoi me shifrat 3-0.

Hyka shënoi golin e dytë dhe të tretë, përkatësisht në minutat 51 dhe 58, ndërkohë që në pjesën e parë ishte Nojmajr i cili kishte realizuar golin e parë në minutën e 41-të. Mesfushori shqiptar arriti kuotën e 5 golave në kampionatin zviceran, ndërkohë që sot nuk e mbylli ndeshjen pasi u zëvendësua në minutën e 65-të.

Ai i bëri një nisje fantastike këtij sezoni duke siguruar dhe rikthimin në kombëtare, por së fundmi performanca e tij pati një rënie të theksuar, çka bëri që trajneri i Luzernës ta ulte shpesh në stol, madje ta çonte dhe në tribunë. Megjithatë dy golat e sotëm tregojnë se futbollisti kuqezi është rikthyer në një formë mjaft të mirë.

Pas këtij takimi, Luzerna u ngjit në kuotën e 29 pikëve, përkohësisht në vendin e 3-të të klasifikimit.