• |
ide | kryesore

Me sa lekë e kalojnë ditën fëmijët e Metës?

Arkiva, Paparazzi
Screenshot_4_24.png



Duket e pabesueshme kur mendon se fëmijët e një personi që konsiderohet si një ndër më të fuqishmit financiarisht në Shqipëri, të mbajnë aq lekë në xhep, sa edhe ndonjë fëmijë që vjen nga shtresa e mesme.

Bashkëshortja e kryetarit të Parlamentit, Monika Kryemadhi ka treguar së fundi se fëmijët e tyre nuk janë të llastuar dhe se në shtëpi, ka rregulla.

Ajo ka pranuar se dy vajzat dhe djali i tyre janë shumë korrektë dhe aspak të llastuar, ndonëse janë rritur mes komoditeteve. Kjo, shpjegon dhe shumën modeste prej 200 lekësh të reja që marrin me vete në shkollë. Kaq para mjaftojnë, thotë Kryemadhi për të blerë ujë dhe ndonjë gjë tjetër.

Përsa i përket marrëdhënies me Ilir Metën, Mona tha se çdo ditë kanë sfida që e bëjnë më të fortë romancën e tyre dhe aty e kuptojnë se sa shumë e duan njëri-tjetrin.