• |
ide | kryesore

Gjykata kundër Trumpit: Ndalon deportimin e emigrantëve!

Arkiva, Planet
1726217_1280x720.jpg



Ndërkohë që në një sërë shtetesh amerikane protestohej në aeroporte për urdhrin ekzekutiv të Donald Trump-it, një gjykatëse federale ka bllokuar një pjesë të këtij urdhri.
Sipas vendimit të gjykatëses Ann Donnelly, udhëtarët që tashmë kanë arritur në SHBA me viza të vlefshme nuk do të kthehen andej nga kanë ardhur. Vendimi ndalon përkohësisht dëbimin e të pajisurve me vizë apo të refugjatëve pas urdhrit ekzekutiv të Trump-it.
Me këtë vendim të gjykatëse federale do t’u vihet drejtpërdrejt në ndihmë 100 deri në 200 njerëzve me viza apo me status refugjati që u ndaluan në aeroportet amerikane pas nënshkrimit të urdhrit të premten vonë nga presidenti i ri i SHBA-së.
Ankimimi ligjor në kundërpërgjigje të urdhrit të Trump-it u ndërmor nga Unioni Amerikan i Lirive Civile (ACLU), që e quajti fitore ndalimin e përkohshëm të ekzekutimit të urdhrit.
Urdhri i nënshkruar nga Trump ndaloi plotësisht programin për refugjatët të SHBA-së, si dhe u pengoi hyrjen në vend qytetarëve të shtatë vendeve me shumicë muslimane.