• |
ide | kryesore

Këngëtaret që bënë operacione plastike brenda klipit(VIDEO)

Arkiva, Paparazzi
a2f3c5bee7771c5a00b63da8c7531e81.jpg


“Donim të bënim ndërhyrje estetike dhe thamë, pse të mos i bëjmë si pjesë e videoklipit? Fundja, të gjithë do ta merrnin vesh gjithsesi”.

Kështu deklaroi Da, liderja e grupit korean të pop-it “Six Bomb“. Kjo javë ka qenë një sukses për to; kanë gjetur strategjinë e duhur të marketingut për tregun muzikor, me median që u sillet tërë kohës rrotull këngëtarëve për ndryshimet në fytyrën e tyre.  Katër vajzat (dikur 6), i xhiruan ndërhyrjet e tyre kirurgjike dhe i bënë ato pjesë të dy klipeve: „Becoming Pretty- Before“ (Të bëhesh e bukur- para) dhe „Becoming pretty- After“ (Të bëhesh e bukur- pas).

Ato kanë bërë çdo lloj ndëryrjeje që mund të bëhet në një fytyrë. Kështu, përfunduan edhe në mediat botërore, ndërsa mediat lokale  i kanë kritikuar për idenë e tyre e të përfshirit të operacioneve plastike në videoklip.