• |
ide | kryesore

Arrestohet në Itali Aleks Ndreka, një nga personazhet e dosjes Metamorfoza

Arkiva, Lajme, Të fundit


Arrestohet në Itali Aleks Ndreka, i njohur si Leksi i Druve. Ai është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Milano tre ditë më parë. Ndreka ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe ishte në masën “arrest në burg” në mungesë.

Aleks Ndreka (Deda), i njohur si “Leksi i Druve” ishte mes personave të shpallur në kërkim nga SPAK gjatë operacionit të koduar “Metamorfoza”, ku u lëshuan 51 urdhër-arreste.

“Leksi i Druve” ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *