• |
ide | kryesore

Video/ Ozil, çfarë ndryshimi fizik në një vit: ish-futbollisti shndërrohet në muskuloz

Sport, Video
Ozil



Një vit pasi shpalli lamtumirën e tij nga futbolli, Mesut Ozil është rikthyer në qendër të vëmendjes. Një foto e postuar në Instagram nga ish-lojtari gjerman i Arsenal dhe Real Madrid, ndër të tjera, u bë menjëherë virale. Arsyeja? Vetëm gjatë një viti kushtuar punës në palestër, Ozil ishte protagonist i një metamorfoze të vërtetë që ndezi fansat: “Tani do nuk ka më nevojë për ndihmën e Kolasinac për tu mbrojtur nga një grabitje”, ka shkruar një përdorues duke kujtuar episodin e të cilit Ozil ishte viktimë disa kohë më parë.

Mes atyre që u ka lënë përshtypje të veçantë ndryshimi i ish-shokut të tyre të skuadrës ishte edhe Rudiger, i cili e quajti atë “bishë”. Nga ana tjetër, Cristiano Ronaldo duartrokiti ndryshimin e gjermanit, duke komentuar “aspak keq”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *