• |
ide | kryesore

Ozil, tifozi i fshehur i Juventus del hapur: “Dashuria ime e madhe italiane: më ka munguar në karrierë”

Sport
Ozil



“Juve, historia e një dashurie të madhe” nuk është vetëm refreni i himnit të bardhezinjve, por edhe mesazhi i qartë dhe i drejtpërdrejtë i zgjedhur nga Mesut Ozil për të dalë hapur tani që këpucët e tij janë varur në gozhdën famëkeqe. Ish-mesfushori sulmues gjerman, i cili e kaloi karrierën e tij me Real Madrid, Arsenal dhe klube të tjera të mëdha, çuditërisht postoi një foto me fanellën bardhezi me numrin ikonik 10. E shoqëruar kjo me një mesazh që hap skenarë të asaj se si mund të kishte qenë: “Unë jam krenar për karrierën time dhe për klubet e mëdha për të cilat kam pasur privilegjin të luaj. Më ka munguar vetëm një ekip: Juventus, dashuria ime italiane”, shkroi Ozil.

Një vit pasi shpalli lamtumirën e tij nga futbolli, Mesut Ozil ka nisur të rikthehet në qendër të vëmendjes. Jo vetëm postimi befasues me fanellën e Juventus, por edhe tranformimi fizik që ka pësuar ish-lojtari i kombëtares gjermane. Një foto e postuar në Instagram nga ish-lojtari i Arsenal dhe Real Madrid, ndër të tjera, u bë menjëherë virale. Arsyeja? Vetëm gjatë një viti kushtuar punës në palestër, Ozil ishte protagonist i një metamorfoze të vërtetë që ndezi fansat: “Tani do nuk ka më nevojë për ndihmën e Kolasinac për tu mbrojtur nga një grabitje”, ka shkruar një përdorues duke kujtuar episodin e të cilit Ozil ishte viktimë disa kohë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *