• |
ide | kryesore

Video/ “Mister, qetësohu ama”, zbulohet çfarë ndodhi mes Allegri e Cambiaso gjatë Lazio-Juve

Sport, Video
Cambiaso



Juventus është zgjuar sot me buzëqeshje pasi u kualifikua në finalen e Kupës së Italisë, që do të luhet më 15 maj dhe për në Superkupën e Italisë që e pason. Dje bardhezinjtë vuajtën jo pak kundër një Lacio agresive. Ndërrimet e bëra nga Allegri në fund ishin vendimtare me Weah dhe Milik si zëvendësues që shënuan golin kualifikues. Edhe pse Cambiaso nuk e priti mirë.

Pikërisht kur anësori amerikan hyri në fushë në minutën e 70′, Cambiaso nuk e priti mirë dhe para se të ulej në pankinë bërtiti kundër teknikut Allegri: “Trajner, qetësohu ama”. Është zbuluar arsyeja që e shtyu ish-lojtarin e Genoas të thoshte atë frazë ndaj trajnerit të tij.

SHPJEGIMI I CAMBIASO

Pas ndeshjes Lazio-Juventus, anësori bardhezi shpjegoi për Sky Sport: “Ndonjëherë jam shumë plateal në sjelljen time. Shpesh gjej gjëra për të thënë kur nuk ka nevojë, trajneri më pa nervoz dhe bëri zëvendësimin. Në fund ai më falënderoi sepse në fund të fundit hyri Weah dhe dhuroi asistin”. Allegri disa herë gjatë ndeshjes i bërtiti anësorit Cambiaso (dhe jo vetëm) gjatë pjesës së dytë, sepse ai po vuante në inkursionet e Marusic.

Lexo më tej: Video/ Castellanos tmerron Juventus me dy gola, Milik shpëton Allegrin: bardhezinjtë në finale

SHPJEGIMI I ALLEGRI

Arsyeja e zgjedhjes u diktua nga fakti se ndeshja ishte bërë shumë fizike dhe trajneri livornez kishte frikë se Cambiaso, i cili po diskutonte ashpër me Orsato, mund të merrte një karton. Të mbetej me 10 lojtarë do t’i kishte prerë këmbët skuadrës bardhezi dhe për këtë arsye erdhi zgjedhja e zëvendësimit, si u shpjegua nga vetë Allegri në konferencën për shtyp: “Ai kishte disa diskutime me arbitrin. Më tha se gjithçka ishte nën kontroll, por vendosa të ul në pankinë. Weah hyri dhe bëri shumë mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *