• |
ide | kryesore

Video/ Teuta fut në siklet Egnatian: Partizani i falet Mensah, Vllaznia fiton në shtesë. Rrëzohet edhe Erzeni

F1, Sport, Video
Partizani



Janë luajtur ndeshjet e javës së 34 të Superiores dhe një tjetër verdikt është dhënë në përfundim të tyre: Erzeni është në Kategorinë e Parë zyrtarisht. Shijakasit barazuan 3-3 me Kukësin, ndërsa Laçi fitoi me Tiranën, duke u ngjitur +10 me vetëm dy ndeshje të mbetura. Mbetet e pandryshuar situata për vendin e katërt, me Dinamon, Skënderbeun e Tiranën ende në lojë. Në lojë futet ndërkohë edhe Teuta, që thyen 1-0 Egnatian, duke hapur lojërat për vendin e parë, sepse tani Vllaznia është vetëm 2 pikë larg dhe Partizani 3.

HAPET BETEJA PËR KREUN

Në Niko Dovana vendosi një gol i shënuar që në pjesën e parë të ndeshjes. Jazxhi i ka mjaftuar Teutës për të siguruar tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për të qëndruar jashtë zonës së play-out. Mbrojtësi shënoi që në minutat e parë të takimit golin që vulosi duelin ndaj rrogozhinasve, të cilët humbën disa lojtarë për probleme fizike. Fitorja minimale ndihmon Teutën që të jetë në vendin e 7, duke qenë tashmë 3 pikë larg vendit të katërt.

Partizani thyen tersin me Skënderbeu, që nuk e kishte mundur kurrë këtë sezon dhe vazhdonë të ndjekë vendin e dytë, ndërsa siguron matematikisht vendin në Final 4. Një gol i Alfred Mensah në minutën e 84’ i mjaftoi Partizanit të Orges Shehit për të mposhtur Skënderbeun 1-0.. Falë këtij triumfi, të kuqtë ngjiten në kuotën e 57 pikëve, teksa tashmë në dy duelet e mbetura do të synojnë dy vendet e para.

Nuk lëshon vendin e dytë Vllaznia, që në fakt e ka mbrojtur vetëm në shtesë. Teksa dukej që sfida do të mbyllej në barazimin 0-0, Kevin Dodaj bën heroin duke shënuar 30 sekonda para fundit të ndeshjes. Ky triumf i vlen shumë Vllaznisë që mbetet në vendin e dytë me 58 pikë ndërsa tek Dinamo ka dëshpërim. Blutë mbeten në vendin e katërt me 47 pikë.

Video/ Goli i Dodaj

PLAYOUT APO FINAL FOUR?

Laçi siguron një fitore të rëndësishme, që e bën të ndjekë ende Teutën në garën për të evituar zonën playout. Kurbinasit fituan 1-0 përballë Tiranës, në një takim që nuk pati shumë raste. Laçi ishte më kërkues, por ndeshja u zgjidh vetëm në pjesën e dytë. Peposhi shënoi në minutën e 62’, duke zhytur kryeqytetasit. Bardhezinjtë kishin një mundësi shumë të mirë me Sobouejllin për të dyfishuar rezultatin por sulmuesi u ndal nga traversa. Me këtë fitore, Laçi mbetet në vendin e tetë me 42 pikë të grumbulluara, ndërsa Tirana në të gjashtin me 46 pikë. Në këtë pikë, bardheblutë më shumë duhet të shqetësohen që të mos përfundojnë në playout se sa të arrijnë në “Final 4”.

Video. Goli i Peposhit

ERZENI, BIE NGA KATEGORIA

Kukësi ndan pikët dhe dhimbjen me Erzenin, që ashtu si verilindorët zyrtarizon pas kësaj ndeshje rënien nga Kategoria. Barazimi 3-3 ka mbyllur kështu edhe matematikisht shanset e skuadrës shijakase për të qëndruar në Superiore. Dy skuadrat e fundit të tabelës së klasifikimit kanë dhuruar një ndeshje shumë të luftuar mes tyre në Ballsh, ku për pjesën më të madhe të lojës u duk sikur shijakasit ishin në kontroll. Por minutat e fundit të sfidës ku verilindorët e drejtuar nga Devolli shënuan 3 herë në 9 minuta, rezultuan vendimtarë për të vulosur një barazim 3-3.

Kategoria Superiore, java XXXIV

KF Erzeni 3-3 Kukesi
Laci 1-0 KF Tirana
Partizani 1-0 Skenderbeu
Teuta Durres 1-0 KF Egnatia
Vllaznia 1-0 FC Dinamo City



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *