• |
ide | kryesore

Barcelona në kaos, tani Laporta kërkon të shkarkojë teknikun Xavi: “Nuk beson se mund të sfidojë Real”

Sport
Xavi


Pasi njoftoi para kohe lamtumirën e tij në fund të sezonit dhe më pas e rimendoi, Xavi përsëri mund të mos jete në krye të Barcelonës sezonin e ardhshëm. Sipas RAC1, klubi katalanas është gati ta shkarkojë teknikun sepse janë të zhgënjyer nga sjellja e tij në ditët e fundit. Më saktë, deklarata e tij se do të jetë e vështirë të luftohet me Real Madrid ka acaruar klubin blaugrana. Vetë trajneri, pak kohë më parë i kishte thënë presidentit Laporta, se kishte pranuar të qendronte, pavarësisht lamtumirës së paralajmëruar, se ishte optimist për sezonin e ardhshëm.

Në fund të janarit Xavi njoftoi se dëshironte të largohej nga skuadra në fund të sezonit. Tekniku foli për një “lëvizje të nevojshme për të rikthyer energjinë në grup”. Edhe atëherë, në Spanjë, shumë e menduan më shumë si një lëvizje për të shkundur mjedisin, në një sezon zhgënjyes si në kampionat (pas fitores së La Liga sezonin e kaluar) ashtu edhe në Europë, sesa një vendim të arsyetuar. Kjo ishte edhe arsyeja pse presioni i bërë nga Laporta dhe vetë lojtarët kishin sjellë paqen. Në 25 prill, trajneri njoftoi ndryshimin e mendimit, duke thënë se ishte i emocionuar për të ardhmen.

PRAPASKENA

Gjithçka e anuluar, të paktën sipas asaj që thotë RAC1: “Xavi nuk do të jetë trajner i Barçës sezonin e ardhshëm” pretendon radioja katalanase e cila zakonisht është e informuar mirë për situatat në shtëpinë blaugrana. Dy ishin arsyet që e acaruan presidentin Laporta: ndryshimi i humorit të teknikut Xavi, jo më optimist për sfidën që do të nisë kundër Real Madrid dhe bindja se i kishte dhënë trajnerit lojtarë të fortë, ndër të tjera duke investuar shumë para në një moment të vështirë ekonomik për klubin.

Lexo më tej“U pendova, do qendroj”: Xavi ndryshon mendje, nuk do të largohet nga Barcelona si kishte lajmëruar

Sipas asaj që u zbulua nga Xavi, megjithatë, për momentin askush nuk ka shprehur dëshirën për ta larguar. Priten konfirmime apo mohime në këtë kuptim. Xavi gjithashtu është përfolur për një kalim te Milan, ende në kërkim të një trajneri për të zëvendësuar Pioli.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *