• |
ide | kryesore

Transportonte drogë me qëllim shitjen, arrestohet 28-vjeçari në Fier

Lajme, Të fundit
sekuestrohen, policia


Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier. Bëhet me dije në pranga ka rënë një 28-vjeçar me iniciale K.K me qëllim shitjen e kanabisit. Gjithashtu janë arrestuar edhe dy blerësit që prisnin automjetin me lëndë narkotike.

Në automjetin që drejtonte 28-vjeçari, u gjetën 1.2 kg lëndë narkotike kanabis sativa, e cila do t’i shitej 56-vjeçarit me iniciale A.Gj. dhe 27-vjeçarit me iniciale B.R. Po ashtu janë sekuestrohen 1.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, dhe 179 doza lënde narkotike në banesën e njërit prej të arrestuarve, 2 automjete dhe 4 celularë.

Njoftimi i Policisë:

Transportonte 1.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 28-vjeçari. Në pranga dhe 2 blerësit që prisnin automjetin me lëndë narkotike, në fshatin Qarr.
Gjatë kontrolleve, në banesën e njërit prej blerësve u gjetën 179 doza cannabisi. Sekuestrohen 1.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, dhe 179 doza lënde narkotike në banesën e njërit prej të arrestuarve, 2 automjete dhe 4 celularë.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të megaoperacionin policor antidrogë, të koduar “Tempulli”, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Transportuesi”.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Memaliaj dhe shtetasit A. Gj., 56 vjeç dhe B. R., 27 vjeç, të dy banues në Fier. Në aksin rrugor “Levan-Qarr”, në automjetin që drejtonte 28-vjeçari, u gjetën 1.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila nga hetimet rezultoi se do t’i shitej shtetasve A. Gj. dhe B. R.. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u kryen kontrolle në banesat e të arrestuarve dhe si rezultat, në banesën e 56-vjeçarit, u gjetën 179 doza cannabisi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *