• |
ide | kryesore

“Fanella që mbajmë na ndihmon”: Shehi me sytë nga finalja, Gvozdenovic pranon forcën e Partizanit

Sport
Shehi


“Na pret edhe një ndeshje. Më gëzon fakti që skuadrës iu bashkua në momentin e fundit Cara dhe Taipi. Pra, jemi të plotë. Jemi të kënaqur që kaluam në finale. Kush është ai që nuk do që ta fitojë finalen?!” Orges Shehi nuk kënaqet me kaq. Pasi ka mundur 1-0 Skënderbeun, tekniku i Partizanit është gati për finalen e madhe për titull.

Luhatjet e muajve të parë pas ardhjes së teknikut në pankinë kanë kaluar dhe tani seria e rezultateve që sollën Partizanin deri në finalen e Final 4 flasin qartë: “Jemi të kënaqur me vazhdimësinë, kemi siguruar fitoren e 6 radhazi. Në 6 ndeshje kemi shënuar 10 gola dhe kemi marrë 1. Kemi besim. Këtë javë jemi përgatitur me qetësi. E kemi përgatitur ashtu siç përgatisim derbit. Na ndihmon të qenit favorit dhe si favorit u sollëm sot. Edhe fanella që mbajmë mbi supe na ndihmon të jemi më kërkues”, e mbylli Shehi.

Lexo më tejVideo/ Partizani në finale, Bintsouka thyen Skënderbeun: Shehi pret kundërshtarin të dielën

Në fund, një koment mbi kundërshtarin e ardhshëm, që do të jetë një mes Egnatias apo Vllaznisë: “Të dyja të forta, finalja është finale. Unë nuk kam preference. Kur ke 2 rezultate në favor mund të kthehet në anë negative pasi ul vëmendjen. Besoj se do të jetë një ndeshje ku dy skuadrat do të luajnë. Të shohim kush shkon në finale”, tha Shehi.

GVOZDENOVIC: “KAQ ISHTE MAKSIMUMI YNË”

“Ky vit ishte shumë i suksesshëm për ne, ndoshta sot ishte maksimumi nga Skënderbeu. Kishim besim për të shkuar në finale, por mund të them se Partizani ishte skuadra më e mirë. E meritoi dhe mund t’i uroj shumë suksese skuadrës së Partizanit”. Ivan Gvozdenovic, tekniku i korçarëve e merr si gjithnjë me shumë sportivitet dhe sinqeritet humbjen. Skuadra e tij u dorëzua në gjysëmfinalen me të kuqtë, ndaj një goli të Bintsouka.

Edhe pse ishte e vështirë të bëjë më shumë kundër një kundërshtari që luante në shtëpi dhe me dy rezultate në favor. “Partizani ishte skuadra më e mirë që në fillim. Në pjesën e parë shkoi mirë. Në pjesën e dytë ishte një gol i shpejtë, vetëm në fund, ishim skuadër shumë ofensive dhe provuam të gjitha. Por ndoshta është ky maksimumi ynë nga ne. Mund të bënim sot më mirë, por Partizani është skuadër e fortë dhe e meritonte të fitonte sot”, tha Gvozdenovic.


1 Comment

  1. Ta lane ndeshjen ty o Shehi se ke qene tranjer i kesaj skuadre,se ata kot qe te fitonin kampionatin nuk luajne dot jashte se jane te dënuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *