• |
ide | kryesore

Teknologjia nën akuzë, Infantino lajmëron revolucionin: “Fifa po studion VAR me kërkesë”

Sport
Infantino


“Ne synojmë të zhvillojmë dhe përmirësojmë VAR. Është krijuar një teknologji më bazë, me më pak kamera dhe pa zyrtarë të ndeshjes, kështu që do të jetë më e aksesueshme për të gjithë. Idea është që trajnerët mund të kërkojnë ndihmën e VAR në dy raste dhe që lojtarët nga ana e tyre mund ta kërkojnë ndërhyrjen nga trajneri. Nëse vendimi fillestar do të ndryshojë, ata nuk do të humbin mundësitë e tyre dhe do të vazhdonin të kenë dy thirrje”. Me rastin e kongresit të FIFA-s në Bangkok, presidenti Gianni Infantino njoftoi një revolucion të mundshëm në përdorimin e teknologjisë në fushë.

Lexo më tejVAR reziston edhe në Premier League: shumica e klubeve voton pro teknologjisë

Infantino foli edhe për kategoritë e të rinjve, talentet e së ardhmes: “Kupa e Botës nën 17 vjeç do të luhet çdo vit dhe me 48 ekipe. Nën 20 do të jetë çdo dy vjet dhe me 24 skuadra. Ne po mendojmë për një Botëror nën 15 vjeç ose një lloj festivali në të cilin mund të marrin pjesë të gjitha ekipet në botë. Në vitin 2026 – vazhdoi presidenti i FIFA-s – do të ketë një Botëror për klube për femra me 16 ekipe pjesëmarrëse, si dhe një Botëror U17 çdo vit, sepse nuk mund t’i mohojmë asnjë vajze të re ëndrrën për të marrë pjesë në këtë ngjarje”.

I PRANISHËM EDHE PRESIDENTI I FSHF-së DUKA

Në kongresin e FIFA-s morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Zv.Presidenti i FSHF, Arben Dervishaj dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku. Anëtarët e FIFA-s diskutuan raportin financiar të vitit të kaluar, buxhetin për vitin e ardhshëm apo edhe ratifikimin e vendimeve të marra nga Këshilli i FIFA-s. Gjithashtu, në këtë kongres të FIFA-s u vendos që Brazili do të jetë vendi pritës i finaleve të Kampionatit Botëror për femra në vitin 2027, teksa vitin e ardhshëm do të organizohet për herë të parë në Filipine Kupa e Botës për Futsal për vajza dhe nga viti 2026 do të organizohet Kupa e Botës së Klubeve për vajza.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *