• |
ide | kryesore

Finalisti i parë për titullin vendoset sonte: Partizani me dy rezultate në favor, kundër Skënderbeut “outsider”

F1, Sport
Partizani


Në orën 20, në Arena Kombëtare, Partizani e Skënderbeu kërkojnë sot të jenë skuadra e parë finalist e Final 4, për tu sfiduar më pas për titullin kampion. Një ndeshje delikate, që shkon përtej faktit që të kuqtë janë kampionë në fuqi e se korçarët sido të shkojë nuk luajnë dot në Europë duke qenë ende të dënuar.

Kështu, do të jenë 90 minuta në të cilën Shehi ka avantazhin që luan në kryeqytet me dy rezultate në tre në favor. Por, në anën tjetër, Gvozdenovic nuk ka asgjë për të humbur. Ecuria në kampionat, në 36 javët e sezonit të rregullt flasin në favor të Partizanit, me 63 pikët e barabarta me Egnatian kryesuese. Skënderbeu, i katërti vetëm falë zemërgjerësisë shkodrane, nuk shkoi më shumë se 51, duke djegur konkurrëncën e Tiranës e Teutës.

Golavarazhi është diferencues: 51-29 e +22 i njerëzve të Shehit e 37-39 për një -2 të sikletshëm për lojtarët e Gvozdenovic. Edhe seria e pesë ndeshjeve të fundit që shoqëroi skuadrat drejt Final 4 është dukshëm në favor të të kuqve: 5 fitore radhazi e 15 pikë të plota, me bardhekuqtë të ndalur në 3 fitore, një barazim e një humbje, përkatësisht 10 pikë nga 15 të mundshme.

Lexo më tej: Partizani gati për gjysmëfinalen e playoff me Skënderbeun: Cara mban “peng” formacionin

Por ka një detaj që është në favor të korçarëve dhe mund të jetë sinjifikativ. Në katër sfidat direkte sezonale, Skënderbeu ka fituar 2 në fazën e parë dhe të tretë, gjithnjë në Korçë e 1-0, ndërsa Partizani ka barazuar 1-1 në fazën e dytë dhe ka fituar vetëm në të katërtën 1-0, në ndeshjen e luajtur në kryeqytet, ashtu si kjo përballje në të cilën synimi është beteja finale për titull.

FORMACIONET E MUNDSHËM

Partizani: Qirko; Hadroji, Sota, Sembene, Atanaskoski; Murataj, Maguette, Rrapaj; Mba, Keko, Cara

Skënderbeu: Alia; Vangjeli, Randi, Prençi, Gërço; Rabiu, Janaqi, Juri; Liço; Rashica, Nikaj


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *