• |
ide | kryesore

Burri e masakroi me thikë në Athinë, 40-vjeçarja përcillet në banesën e fundit në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit


Familjarë dhe të afërm të 40 vjeçares Enkelejda Limaj i kanë dhënë këtë të shtunë lamtumirën e fundit, ndërsa trupi i saj është sjellë në Vlorë.

40 vjeçarja humbi jetën pak ditë më parë në Greqi, ndërsa u masakrua nga ish-bashkëshorti i saj, i cili tashmë është arrestuar nga policia greke.

Të afërm dhe familjarë e cilësojnë një ngjarje shumë të rëndë, ndërsa pranojnë se çifti kishte patur konflikte të herëpashershme.

Mes dhimbjes nuk mungojnë të kërkojnë edhe drejtësi që ngjarje të tilla të mos përsëritën.

Çifti ishte i martuar kur Enkelejda ishte vëtem 17 vjeç dhe e kishin zhvendosur jetën në Greqi. Jashtë kamerave i vëllai i saj ka theksuar se është shumë e rëndë dhe një plagë e madhe për familjen.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *