• |
ide | kryesore

Unë si dëshmitar i përplasjes së Batonit me Lalin

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Përplasja e fundit mes Baton Haxhiut dhe Erion Veliajt më ndriçoi në mënyrë të papritur një nga enigmat që më mundonte prej kaq kohësh, atë se pse në bashkinë e Tiranës kanë vjedhur kaq trashë. Unë isha, në një farë mënyre, dëshmitar i “sherrit”. Ose, më mirë të thuash, rastësisht prezent, në vendin ku ai nisi. Gjendeshim në studion e Çim Pekës. Tema e diskutimit ishte thirrja në SPAK e Veliajt dhe skandali i “5D”, drejtorëve të bashkisë që akuzohen se ngritën një kompani private, për të grabitur paratë publike që tenderonin me firmën e tyre.

Lexo më tej:

Ndizet keq mes Veliajt dhe Baton Haxhiut: “Je maja e një sistemi hajdutësh” 

Ashtu sikurse ndodh rëndom në debatet tona, mbështetësit e qeverisë ishin përballë nesh, kritikëve të saj. Pyetja që u shtrua ishte: Qoftë dhe moralisht, pas skandaleve të zbuluara, a duhet të jepte Veliaj dorëheqjen. Me shumë vështirësi, duke dredhuar disa hërë, kolegu Lorenc Vangjeli, tha më në fund, me gjysëm zëri, se ai duhet të respektonte mandatin e atyre që e kanë votuar majin e shkuar.

Edhe Baton Haxhiu tentoi të mos përgjigjej, provoi të rëshkasë dhe më në fund, si pa shumë dëshirë, gjeti një formë elegante për të mos u bërë njësh me hajdutët: “Në kushte të tilla unë do të jepja dorëheqjen”, guxoi të thotë. As nuk e akuzoi Erionin si vjedhës, as tha e meriton burgun, as pretendoi se ka prova kundër tij. Madje, madje, as i kërkoi që të ikte. Këtë e la thjeshtë në moralin e tij. Dhe ky qe krimi i madh që bëri.

Të nesërmen e emisionit, të njëjtën ditë kur Veliaj duhet të shkonte në SPAK, portretin e Batonit e pashë në një fotomontazh të shpërndarë nga propogandistët e bashkisë, ku bashkë me mua dhe të tjerë, renditeshin armiqtë e Lalit. Kur doli nga Prokuroria e Posaçme, Veliaj e futi edhe Haxhiun në listën e “llumit”, “interesaxhijve”, “maskarenjve”, të cilën e kishte përpiluar vetë. Dhe pse? Pasi siç shpjegoi, kishte parë një natë më parë debatet politike. Pikërisht atë ku Batoni nuk e konsideroi dorëheqjen si një sakrilegj.

Katër hipoteza / Nga i erdhi goditja drejtorëve të Veliajt

Pyetja që më lindi teksa ndiqja këtë dalldi ishte: a i interesonte ish kreut të 99-shave, ky reagim kaq asimetrik, në këtë moment? A i voliste të hapte një konflikt me një gazetar që njihet si mbështetës i forcës së tij politike dhe i kryeministrit Rama? A nuk përçonte kjo mesazhin se ai po braktiset edhe nga krahu i tij? A nuk i rikujtonte kjo njerëzve faktin se, që kur i kanë rënë në burg drejtorët, askush nga ish përkrahësit publikë, nuk përbetohet më me zë të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin, apo zotësinë e Lalit?

Klodiana Lala nxjerr dokumentin: Veliaj nuk shkoi vullnetarisht në SPAK

Pra, qoftë edhe taktikisht, nëse do të kishte konsultuar një specialist të vërtetë mardhëniesh publike, ai do ti’a kishte shkëshilluar Veliajt konfiktin me Batonin. Jo thjeshtë sepse ky nuk bëri ndonjë herezi, por sepse atij vetë nuk i interesonte. Po ashtu, ai me siguri nuk do ti kishte rekomanduar ndërprerjen e quravitjes qesharake kundër emisioneve politike, ndërkohë që ai kontrollon mbi 90% të audiencës televizive. Mbi të gjitha do ta porosiste që të mos krijonte armiq të rinj, tani që është me një këmbë në varr.

Por, Veliaj ndoqi rrugën e kundërt. Ai prodhoi një zinxhir gafash që iu kthyen në boomerang, fiks ashtu siç bëri kur u përpoq të manipulonte me fletëthirrjen nga SPAK. Tha se do të shkonte vetë, por i botuan dokumentin e kërkesës së prokurorëve. Nxitoi të paraqitej dy orë përpara kohës së paracaktuar, për të mos u kapur nga kamerat e reporterëve, por ato e fiksuan duke pritur i shpërfillur te vendi i dezhurnit të prokurorisë. I trajtoi miqësisht si kolegë ata që do e pyesinin, por të njëjtët nuk e lëshuan për plot tetë orë.

Po çfarë i bën bashkë dy gjëra që duken kaq të largëta: incidentin me Batonin dhe përpjekjen për të manipuluar me fletëthirrjen e SPAK-ut? Ajo është një e vetme: lëhtësia e padurueshme për tu sjellë si një fëmijë i parritur. Përpjekja për të gënjyer duke përdorur marifete të një nxënësi filloreje. Veprime të pakuptimta që kthehen në boomerang.

Kjo është në fakt një karakteristikë e mbarë bandës së bashkisë.

Vetëm kur e sheh se sa të lehtë, naivë, çiliminj janë në komunikimin publik, në mënyrën si prodhojnë konfliktet dhe reken të manipulojnë debatin, e ke më të kollajshme për të kuptuar se me po të njëjtën mënyrë idiote dhe debile kanë tentuar të na vjedhin. E bënë pa u lodhur fare, duke ngritur një firmë të tyre, për ti kaluar direkt paratë e buxhetit të bashkisë.

Armand Shkullaku: Rama-Veliaj, këta shenjtorë që po tradhëtohen nga dishepujt e tyre

Këtu qëndron, në të vërtetë, veçantia e Lalit dhe enturazhit të tij, ajo e njerëzve bazikë, me 200 fjalë fjalor, që tregëtojnë gënjeshtra të trasha dhe që grabisin pa qenë në gjendje të fshehin as gjurmët. Ata i vërsulen Batonit, me të njëjtën shpërfillje mendjelehtë si arkës së shtetit. Ata nuk janë në gjendje të kuptojnë se, qoftë dhe për të qenë manipulator apo hajdut, duhet një lloj talenti. Për fatkeqësinë e tyre ata kanë qenë të bindur se e kishin me bollëk atë. Pushteti i madh që i’u ra në krye si dhuratë, çantat e zeza që u dërgonin pronarëve të TV-ve, i yshtën ti besonin projektimit fallco të vetes, në kronikat e gatshme që dërgonin në ekrane. Ata imponuan fabulën e një qyteti më të gjelbëruar duke ngritur kulla, e një Tirane më të pastër duke vjedhur me inceneratorin, e një ajri më të përmirësuar duke zhdukur matjen e tij. Ata i ngjanin atyre grave të dëshpëruara, që pasi janë rindërtuar nga kirurgu plastik, fillojnë e imagjinojnë se ashtu i ka pjellë nëna. Ky vetëbesim i bëri edhe më arrogantë edhe më mendjelehtë, aq sa arritën deri këtu.

Pikërisht në këtë rrugë po vijojnë edhe tani, duke tërhequr përmes sherreve të kota vëmendjen tek vetja dhe duke harruar instiktin e gjithë mëkatarëve, që presin në heshtje të qetësohet fortuna, me shpresën se me kalimin e saj edhe mund të harrohen. Jo. Veliaj dhe banda e tij vazhdojnë naivisht të shpikin armiq, duke mbetur në qendër të vëmendjes dhe duke ia hequr edhe një SPAK-u që reket ti amnistojë, mundësinë për të mos u marrë me ta.

I tillë qe dhe sherri në fillimin e të cilit qëllova prezent dhe unë. Lali krijoi një përplasje pa shkak dhe të panevojshme, pa u merakosur që kështu mund të forconte, më kot, perceptimin se po sulmohet edhe nga krahu i Ramës. As këtë herë ai nuk e humbi rastin për t’u treguar halldup në komunikim, njësoj si në grabitje.

©Lapsi.al

 

 

 



28 Comments

  1. Shoku Erjon po i ngjason gjithnje e me shume shokut Mehmet….. keto kohet e fundit!
    Shpresojme te mbulohet me batanije pasi te vrase veten…….

    1. Keq puna Namut na.
      Qim Peka dhe quni i babit, Zeni janë takuar fshehtas me Lali dhjerin.
      Keq puna.
      Dhe ti bën ham ham ham, ha mut kot o Namut na.

  2. Busho, ke marre virusin e Tan Hoxhes duke qendruar ne nje studio televizive. Ke perfshire pa nevoje veten si deshmitar ne nje analize te ftohte ku nuk ka nevoje per rrefim ngjarjesh.

  3. ANDI BUSHATI E TALL KEQ KADRI YMER KELLIREN DHE KADRINJET E TJERE TE EDI RAMES thotë:

    KADRI YMER KELLIRA ME URDHER TE LAL DHJERIT JUA FUT KARIN NE BYTH
    FRRYK CYPIT
    KOL KYCIT SALLAKS
    KAR BOLES BOLINO
    SKENDER GERON MINXHOZIT
    LENC VANGJELIT
    KRESHNIK SPAHIUT
    IDAJET BYTHQIRIT
    ROMEO KAR-a
    DENIS MINGES
    YLLI PATES
    ARBER HITAJT
    ARTUR ZHEJIT
    PRESH ZOGAJT
    DRITAN HALE-s
    ARBEN MECOS
    MENTOR NAZARKOS
    EDI RAMES
    VLADIMIR PUTINIT DHE ALEXANDER VUCIC

  4. Beteja politike e rradhes , opozita dhe mediat e opozites kunder lali Erit .Te shikojme se kush do kete me shume votues ne 2025,PS ,Edi ,Lali Eri apo rithemelimi dhe analistat e doktorit.

    1. Në vende europiane me një traditë të gjatë demokratike , ku funksionon plotësisht normal vota e qytetarëve për të zgjedhur politikanët në pushtet, mund të ketë edhe ndarje të analizave mediatike , por në një vend si Shqipëria ku në pushtet kemi politikanë autokratë si Llukashenko, Putini apo Vuçiçi, media në tërësi duhet ti bashkohet opozitës si një pushtet i katërt.
      Ato media që mbështesin një pushtet diktatorial që gllabëron votat në rrugë kriminale, nuk mund të konsiderohen si “mendim ndryshe” por si një bashkëpunim me krimin.

  5. ANDI BUSHATI E TALL KEQ KADRI YMER KELLIREN TE CILIT I MBANE GOJA ERE MUTI DHE MASTURBON NE AMBIENTE PUBLIKE thotë:

    LALE DHJERI E KA DETYRUAR KADRI YMER KELLIREN PER TJA FUTUR KARIN NE BYTH EDHE HALIT VALTERIT DHE BLEDI MANES HAHAH

  6. Nga mishelimi i injorances , servilizmit , babezize dhe lakmise merret si produkt nje Lejfen bashkie .
    Keta nuk kane norma , nuk kane principe , nuk kane atdhe , nuk kane as fe . Keta jane kail te ecin edhe mbi kufoma vetem e vetem te pasurohen e te mbajne pushtetin , pushtet qe e konsiderojne jo si nje obligim peruljeje ndaj Shqiptareve por nje pus te pashtershem qe pasuron vete ata dhe qe mbyt Shqiptaret .
    Problemi nuk eshte “nje lejfen” i pacipe e i pander ( edhe pse eshte kryetar bashkie ) , problemi eshte se keta tashme jane bere shume dhe po behen shumice derrmuese ne kete shoqeri ne skamje e te degraduar me nje superpakice qe jeton ne llux e supermaterialiste .
    Keta duhen larguar me çdo lloj mjeti e menyre te mundeshme dhe duhen bere shembull per brezat qe vijne .
    Eshte marrezi te mendosh se keta mund ti largosh me vote(shikoni sondazhin e Zaloshnjes dy dite me pare) .
    Si zgjidhet ? Vetem e vetem me revolucion .

  7. Akuzatorët e narko-shtetit, miq me narko-trafikantët

    Po cilët janë lidhjet e tyre në Shqipëri?

    Djali i ish-Kryeministrit Shkëlzen Berisha është parë nën shoqërinë e familjes Osmani në hotele luksoze, siç ka qenë rasti i vitit 2016, në Ritzi Restaurant Puerto Portals.

    Kjo foto tregon Shkëlzen Berishën, i biri i Sali Berishës, akuzatori i madh i “narko-shtetit shqiptar” me një nga vëllezërit Osmani, konkretisht Bekim Osmanin, kokën e grupit që 7 prokurori europiane dhe amerikanët e akuzojnë për trafik droge dhe pastrim parash.

  8. Bushat, nuk mjafton demaskimi!

    Besoj se e kupton edhe vete qe kjo opozite pas nje viti nuk fiton dot mbi PS, qofte edhe sikur PS te dhjetefishoje vjedhjet e deritanishme. Me Sali Berishen e Ilir Meten dhe lacat e tyre qe trashin zerin opozita ka vdekur. 100 here me mire Rama per shumicen e atyre qe votojne me hir a me pahir. Kjo eshte provuar disa here deri tani. Arsyet i di gjithkush.

    Bushat, investohu per nje opozite te re, qe ta votojne edhe ai 50% qe nuk shkon ne votime!

  9. Aman o Andi. Ti vetem nje vile tek KD kape.

    Je me fatkeqi i gazetarise hajdute. Shkullaku coi gocen ne Londer.

  10. ANDI BUSHATI E TALL KEQ KADRI YMER KELLIREN TE CILIT I MBANE GOJA ERE MUTI DHE NUK KA FEMER NE PLANET E CILA I OFROHET AFER thotë:

    KADRI YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH BLEDI MANES LAL DHJERIT KOL KYCIT FRRYL CYPIT DHE SKENDER MINXHOZIT

  11. ANDI BUSHATI E TALL KEQ KADRI YMER KELLIREN TE CILIT I MBANE GOJA ERE MUTI DHE MASTURBON NE AMBIENTE PUBLIKE thotë:

    KADRI YMER KELLIRA ME URDHER TE LAL DHJERIT JUA FUT KARIN NE BYTH
    FRRYK CYPIT
    KOL KYCIT SALLAKS
    KAR BOLES BOLINO
    SKENDER GERON MINXHOZIT
    LENC VANGJELIT
    KRESHNIK SPAHIUT
    IDAJET BYTHQIRIT
    ROMEO KAR-a
    DENIS MINGES
    YLLI PATES
    ARBER HITAJT
    ARTUR ZHEJIT
    PRESH ZOGAJT
    DRITAN HALE-s
    ARBEN MECOS
    MENTOR NAZARKOS
    EDI RAMES
    VLADIMIR PUTINIT DHE ALEXANDER VUCIC

  12. Kur armiqte e BQ ne Shqiperi behen vete BQ imagjono sa poshte jane antaret e listes me germa kapitale… ymeri me shoke… jemi baballare qe prodhojme injorante dhe emigrante dhe pastaj klikojme me shprese tek revolucioni!! Çdare turpi!! Po kush do e beje kte revolucion? Zgjero listen vllai se kjo na mbeti.. te pakten kur te ikim me turp nga kjo bote te mos thone qe si kemi permendur mostrat antishqiptar dhe antinjeri!

  13. Rrjeshti “Kjo është në fakt një karakteristikë e mbarë bandës së bashkisë.” me beri te mendoj dhe mu kujtua nje rast para pak kohesh. Nje mikeshe e imja qe banon jashte shqiperise mori pjese tek “Digital Nomad Tirana” qe u organizua ne 2022. Nje nga eventet ishte prana piramides qe ne ate kohe po rinovohej. Kjo duke diskutuar me disa nomade dixhitale te huaj qe sapo i kishte njohuar, tha qe sme pelqe shume Piramida re sepse eshte betonizuar shume. Ky ishte mendimi i saj qe po e jepte ne bisede e siper, per disa qendron per disa qe e pelqejne piramiden mbase nuk qendron, deri ktu ska asnje problem. Problemi eshte qe njeri nga kto drejtoret e bashkise e degjon biseden edhe i drejtohet nje organizatoreje duke i thene me irritim te papermbajtur. Cfare thote kjo??? Kjo po na shan ne??? Pse e keni ftuar??? E gjithe ngjarja shume afer mikeshes time qe degjoi cdo gje. Organizatorja i pergjigjet qe eshte regjistruar vete online sepse banon jashte shqiperise. Eventi ne te vertete ishte i mireorganizuar por kjo te ben te mendosh qe keto e konsiderojne veten zot dhe nuk pranojne te kritikohen edhe kur keqmenaxhojne fondet publike.

  14. Te gjithe e dine qe Erion Velia esht injorant, shpifes i ndyre, gjithqka qe ben keq ja vesh tjetrit, llapa qen, i degjenruar ne palc, imoral, palaqo, lakmi qar, i pa ngopur ne vjedhje, te han pas shpine, thash e theme gji ne max, bes prer, ka akoma per Belulin por radhes pasi te vendos byzylyket e celikta ne kyqe.

  15. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) ka ushtruar kontroll pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për financime nga fonde jo publike për Partinë Demokratike, referuar viteve 2009, 2011 dhe 2013, në kohën kur ky subjekt politik drejtohej nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

  16. Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ka shfrytëzuar zanatin për të arritur qëllime të tjera.i madhi Indro Montanelli

  17. Me pak fjalë i bie që Ylli Rakipi të jetë pjesë e klaneve të Edi Ramës dhe ka dash të dëmtojë Erion Veliajn, por paska dëmtuar rëndë Shkëlzen Berishën.

    E vërteta është se nuk ka ndonjë problem që dhe djali i Sali Berishës të takojë kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Aq më tepër që është ndërtuesi më i madh anonim në Tiranë, herë në emër të Shtufit, herë në emër të Çimit, dhe një liste të gjatë njerëzish që i përdor për maska biznesi.Bushat na shkruaj per takimet te vila26 dhe kodra e diellit,per cfare keni biseduar dhe pse duhej ky takim me shkelzenin e veliaj,behu gazetare i lire bushat.

  18. Keto jane te njohura ne shtypin shqiptar sidomos Syri, Ylli, Eni i News , erla kurva, Grida po ashtu, Jane nje sere jarganxhinjsh te punesuar nga Saliu dhe familja e tij! Pa folur per Andin, Shkullon e palare,sejaminin,Abilekaj! Po genc Burimi? Cfare ironie gazeatr shqiptar ne France qe paguhet nga Saliu dhe Likja! A nuk e kupton me Saliu qe keta sherbetoret e tij e kane humbur moralin e tyre dhe askush nuk i beson me! Sa me shume kata shejne Ramen dhe mbrojne Saliun aq me shume elektorat humbin!

  19. paskan informacione për korrupsion apo ndikim të paligjshëm në tendera, dhe nuk i denoncojnë, por i thonë kur u prekin Shkëlzenin. D.m.th. gjithçka bëhet për Shkëlzenin, Saliun, Argitën, Jamarbërin dhe Lirinë. Televizionin e kanë ngritur me lekë të zeza për ta, lejet e ndërtimit i marrin për ata, trafikun e influencës e bëjnë për ata dhe nëse dikush ua prek këta, pastaj dhe “denoncojnë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *