• |
ide | kryesore

Katër hipoteza / Nga i erdhi goditja drejtorëve të Veliajt

Arkiva, Kryesore, Lajme
Rama, veliaj, 5D, Spak, qato, molla, tushe, tenderat e bashkise



Që prej një jave, kur arrestimi i drejtorëve të bashkisë, të cilët kalonin paratë publike që tenderonin vetë në kompaninë e tyre private 5D, po qarkullojnë një sërë pandehmash për burimin e kësaj goditjeje.

Nga erdhi ajo? Kush i prangosi njerëzit më të afërt të Veliajt, që dukeshin të paprekshëm? A ka vepruar SPAK i lirë? A ka gisht Rama? A është rezultat i luftës brenda llojit, apo pasojë e denoncimeve të opozitës?

LEXO ME TEJ:

Armand Shkullaku: Rama-Veliaj, këta shenjtorë që po tradhëtohen nga dishepujt e tyre

Lapsi.al i ka rimarrë hipotezat kryesore duke analizuar elementët pro dhe kundër secilës, për të parë se deri në ç’pikë e minon kjo ngjarje imazhin e kësaj qeverisjeje dhe nëse e forcon ajo mitin e të paprekshmëve, që në fakt janë grabitësit realë.

Viktima të luftës së brendëshme në PS

PRO / Një version që gëlon gjerësisht është ai se Tushe, Qato dhe Molla janë viktima të luftës brenda llojit në organizatën rilindase. Sipas saj, janë njerëzit e Belinda Ballukut, zv kryeministres së fortë që kontrollon aktualisht më shumë se 80% të buxhetit, ata që kanë lobuar për të dobësuar pozicionin e Veliajt. Ky hamendësim mbështetet edhe nga kronologjia e fakteve, se goditja e drejtorëve të Lalit u bë menjëherë pasi SPAK hëngri krahun e djathtë të Belës, drejtorin e rrugëve, Evis Berberi. Ai shkon përtej kur dihet botërisht rivaliteti i ashpër mes dy personazheve kryesorë për të siguruar vendin e numrit dy të kupolës, pas Edi Ramës.

Protesta/ Opozita do arrestimin e Erjon Veliajt për korrupsion 

KUNDER / Por, një gjë e tillë ka pak gjasa të jetë e vërtetë, sepse para se të jetë një parti plurale me klane dhe me rryma, PS është shndërruar në një çetë, ku komandon një njeri i vetëm. Dhe Edi Rama, me pushtetin e tij absolut, e ka ndaluar prej kohësh lojën e pisët të vartësve që për t’i bërë gropën njëri tjetrit, fëlliqin edhe figurën e tij dhe i bëjnë dëm organizatës. Ai shpesh i ka sanksionuar ata që denoncojnë te kundërshtarët njëri-tjetrin, sidomos për aferat korruptive. Kulmi i kësaj politike hakmarrëse u bë Arben Ahmetaj që u hodh në gojë të ujkut vetëm e vetëm se u dyshua se furnizoi opozitën me dokumenta për inceneratorët. Deri më tani, ish zv.kryeministri është njeriu që e ka paguar më shtrenjtë, çmimin e daljes nga rreshti, në emër të interesave të veta personale. Ky shembull ka shërbyer si një mësim i mirë edhe për Lalin, edhe për Belën. Ata për të mos pësuar të njëjtin fat nga Rama, janë mësuar ta përmbajnë urrejtjen dhe rivalitetin ndaj njëri tjetrit. Prandaj, ndonëse shumë i përhapur, versioni se drejtorët e Bashkisë janë dëshmorë të luftës së brendshme ka pak gjasa që të jetë real.  

Një lojë e Ramës për të njollosur pasardhësin

PRO/ Megjithëse qeverisja e Edi Ramës është ajo që paguan çmimin më të lartë në imazh nga zbulimi i vjedhjes halldupçe në bashki, ndonëse lideri e mbështeti edhe publikisht delfinin e tij, duke përdorur alibinë e vet, se edhe atij i kanë vjedhur shokët pas shpine, sërish zërat se kryeministri qëndron pas goditjes kundër njerëzve të Veliajt, janë të forta.

Po cili mund të qe qëllimi? Ata që mbrojnë këtë tezë argumentojnë me një kalkulim të pastër politik. Ata thonë se Rama tashmë është i bindur se nuk qëndron në pushtet përmes moralit (që e di se e ka bërrnut, si një kleptokrat me damkë), por përmes eleminimit të çdo lloj kundërshtari dhe alternative. Pikërisht për këtë arsye, ai u angazhua për të përçarë PD-në dhe për të shpallur non grata Berishën, pretendojnë ata që mbështesin këtë version. Duke qenë se i ka dalë boja dhe duke qenë se opozita është në pikë të hallit, frika e vetme e Ramës është përballja me një kërkesë për t’u larguar vullnetarisht nga pushteti përmes caktimit të një pasardhësi brenda PS-së. Dhe nëse do kishte një të tillë, ai do të qe vetëm Veliaj. Prandaj bërja pis e Erionit përmes daljes në publik të skandalit 5D, i interesonte vetëm Ramës, arsyetojnë ithtarët e kësaj hipoteze. Duke e vizatuar edhe Veliajn si hajdut, Rama mbetet pa alternative në opozitë dhe pa të tillë brenda llojit. 

Deklaratat/ Si e “vodhi” Veliaj mbështetjen e Ramës 

KUNDER /Megjithëatë, marrja parasysh e një hipoteze të tillë ka të domosdoshme një premisë. Një largim të butë, në kushtet kur opozita e brendshme është e dobët, Edi Ramës mund t’ia kërkojë vetëm ndonjë faktor i rëndësishëm ndërkombëtar. Pra, vetëm në një rast të tillë ai mund të abdikonte në favor të një pasardhësi si Veliaj. Por në realitetin e sotëm nuk janë dukur as shenjat më minimale se kryeministri mund të jetë përballë një presioni nga aleatët tanë perendimorë. Në të kundërt, me gjithë skandalet ata kanë shprehur përkrahje publike për të. Në këto kushte atij nuk i leverdis ta bëjë pis Lalin, pasi askush nuk ia ka paraqitur atë si zëvendësues.  

Drejtësi normale pas denoncimit të opozitës

PRO / Ka edhe një version tjetër që në pamje të parë duket më pak i mbështeturi në teori konspirative. Sipas tij, Belind Këlliçi i PD-së ka denoncuar faktet, ato kanë qenë flagrante dhe tronditëse dhe kur është përballur me to, SPAK ka vepruar në zbatim të ligjit. Sipas kësaj logjike Prokuroria e Posatçme është një institucion i pavarur, qëllimi i së cilës është të ndëshkojë keqbërësit dhe të vërë në vend drejtësinë. Ajo ka filluar hetimet për drejtorët e 5D, ka zbuluar provat në celularët dhe kompjuterat e arrestuar dhe ka proceduar në mënyrë normale me arrestimet.

Andi Bushati:Drejtorët e Veliajt, këta hajdutë përtacë

Por po të besonim këtë version, ka një handikap të madh logjik. Ato mbi 20 milionë euro në plot 23 tendera të dhëna në mënyrë të parregullt, kanë pasur të gjitha bekimin e kryebashkiakut Veliaj. Qato, Tusha dhe Molla kanë qenë njerëzit më të afërt të tij. Ata kanë qenë shtyllat e fushatës elektorale dhe e rizgjedhjes së tij majin e shkuar. Pra një drejtësi e pastër dhe e qëllimmirë nuk mund të ndëshkojë zarat duke amnistuar përfituesin real të abuzimit. Prandaj teza e një SPAK-u që vepron pa axhendë dhe kalkulime rrëzohet lehtësisht.

Loja e dirigjuar e SPAK

Po atëherë, kur nuk është lufta brenda llojit, kur përjashtohet faktori i gjithpushtetshëm Rama, kur drejtësia paragjykohet si e kapur, si duhet shpjeguar goditja e njerëzve të Veliajt? Një version më pranë së vërtetës duhet eksploruar tek kontradikta brenda hipotezës së tretë. Dhe këtu nuk ka PRO apo KUNDER, por një hipotezë të vetme. Ajo është se kemi të bëjmë me një SPAK që vepron vetë, por që nuk ka leje të ngjitet deri lart. Ata ndërkombëtarë që e kanë mbështetur, financuar dhe e kontrollojnë, në një farë mënyre, Prokurorinë e Posaçme, e yshtin të mos jetë indiferente ndaj denoncimeve si ato që bëri Belind Këlliçi. Kur gjenden përballë skandaleve si ai i 5D, ata e dinë se do të humbisnin çdo lloj kredibiliteti nëse “margaritari i kurorës” së reformës në drejtësi qëndronte pasiv.

Dokumentat/ Si trukohet një tender në bashkinë e Veliajt

Sipas të gjitha gjasave janë faktorë të huaj ata që i kanë shtyrë prokurorët të veprojnë kundër drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. Por janë të njëjtët të huaj, që në emër të stabilitetit dhe mos krijimit të trazirave, i kanë vendosur atyre dhe një tavan të xhamtë. I kanë treguar politikanët që nuk preken. Në këtë mënyrë janë spakistët ata që kanë vepruar për të shpënë në burg drejtorët, pa cënuar Erion Veliajn, duke u bërë pjesë e një drejtësie të dirigjuar, e cila nuk ka të drejtë të prekë peshqit e mëdhenj.

©Lapsi.al



17 Comments

  1. O lali ramën o rama lalin

    Njeri tjeter sorros nuk përkrah, o ramën o këllirën

    Une ve bast qe kellira do ja zhysë ramës, ashtu si di ai duke hapur gojën që të dhjesë rama ,ashtu do ja fusë ramës

  2. Çfarë hipotezash o derëzi, i erdhi nga SPAKu dhe vetëm nga SPAKu. Se hajdutë kemi patur gjithë kohën ne, po si zuri me dorë njeri.

  3. A ka na i shtet tjeter ku taracat e pallateve jane mbush me kazona uji, apo me antenat e kompanive te celularve ????? thotë:

    Presidenten e Hungarise e detyrun me dhene doreheqjen per nje skandal.
    Ktu bohet muti mullar, gjithe drejtoret nen akuze, miliona pagohen cdo dite per inceneratoret nga taksat e shqiptareve , tjetra vjedh prona me fallsifikime, pse nuk japin doreheqjen te pakten deri sa drejtsia te thote fjalen e vet ???? Rama asgjo nuk ndryshoi, perkundrazi krijoj kaos dhe sistem te ndyre , edhe pse populli e votoj dhe e rivotoj

  4. Ka edhe nje te peste, Skenderbeu godet Lalin sepse njerezit e Lalit spiunuan ne SPAK Evis Berberi per te dobesuar pozitat e Beles ashtu sic bene edhe me Saje Qorrin kur sollen ne Tirane pergjimet e Italianeve. Ne kete menyre Skenderbeu i tregon Lalit se kush eshte Komandanti ne kete vend dhe duke i kyjtuar se eshte ne pergjime si pronar i hotelit keshtu qe SP?AK pret vetem lejen e Skenderbeut

  5. Qëllimi ishte së pari që Berisha të shkonte në zyrat e Kuvendit, dhe të konsiderohej që kishte marrë pjesë në punimet e Kuvendit duke thyer mungesën gjashtë mujore që mund t’i rrezikojë mandatin dhe së dyti t’i jepej mesazh Gjykatës së Apelit që do merrte sot vendimin për masën e sigurisë së Berishës.

  6. Sipas ketij shkrimi rezulton se jane kater sken-kare, ndjese skenare.
    Une ju siguroj qe brenda 3 javesh, perfshire edhe “kosnpiracionistet” e skenareve, qe do dale edhe skenari i peste.
    Ky skenar eshte i ketij loji: Veremliu ka qene per tu arrestuar i pari. Por ketu kemi nje ngerç kushtetues, pasi Tirana mbetet pa drejtues. Keshtuqe ketij arit te gjate “i kane dhene kohen e mjaftueshme” qe te gjeje nja kandidar per Tiranen qe ta emeroj si Krye.ar bashkie deri sa te shpallen zgjedhjet lokale per Tiranen. Kam bindjen qe kryetar i emeruar i Bashqise Tirane per “organizaten e rilindjes” do te jete Afrim Qendro.
    Meqe ishin kater skenare mbajeni dhe kete si rezerve…..

    1. Kam pershtypjen qe Rama nuk eshte aq kar sa te kandidoje per Tiranen nje hajdut ordiner nga Kurveleshi, te ekspozuar deri tani vetem per zhvatje tenderash dhe koncesionesh, dhe te paartikuluar si figure asgkekundi.

  7. Hipoteza e SPAKU-t nuk eshte e plote sepse nuk shpjegon kush e sinjalizoi Belind Kellicin. Une mendoj se jane rivalitete brenda kompanise.

  8. Hipoteza e fundit eshte qe Erionit po i kopsiten letrat dhe te premten e fundit te Prill-it do arrestohet!

  9. Nuk e krijoi kot Rama fantazmen “Bashkeqeverisje me qytetaret,ndersa nga ana tjeter mbylli gojen shqiptareve te ankohen dhe denoncojne ndaj te korruptuarve ,se keshtu i mbrojti me lehte te korruptuarit!
    Qytetaret sot e shohin shtetin si ARMIK ,prandaj heshtin ose largohen nga vendi!
    Shqiperia prej 34 vjetesh eshte nen PUSHTIM!

  10. “A ia bëri mirë SPAK Berishës që e ‘burgosi’?” Bardhi: Unë e respektoj dhe mbështes fort drejtësinë,ky bythqiri i kavajes do ta beje qe salihu te vrase veten ne ballkon dhe shpellkaret lumneshi e lushaj ta quajne hero i demonkracise.

  11. E keqja ka hyre ne palce..
    Te gjithe kane hallin ae kush eshte spiuni dhe jo kush eshte hajduti.
    Ju qifsha trute e idiotit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *