• |
ide | kryesore

Brrylat në Partinë e Lirisë/ Brahimllarit nuk i del inati, sulmon Blushin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Konventa e Partisë së Lirisë supozohej se do t’i vinte pikat mbi i për dualizmin që krijoi drejtimi i një force politike nga dy bashkëshortët, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Këta të dy e gjetën shpejt gjuhën e përbashkët, por inatet e vogla nuk janë shuar ende tek ndjekësit e njërit apo tjetrit grupim.

Indrit Brahimllari që është shfaqur në media më shumë pas dorëheqjes, se sa në rolin e nënkryetarit të partisë sapo ka sulmuar sekretarin e përgjithshëm të PL Tedi Blushin, për të cilin propozoi kthimin në gazetari, se sa angazhimin në parti.

“Besoj do të bënte më mirë detyrën, profesionin e vet se sa të sekretarit të përgjithshëm. Në gjykimin tim. Pa e… Pa e.. Pa ee… Ai është profesionist i mirë në fushën e tij dhe unë kam vlerësim për atë ç’ka ai përbën në fushën e vet. Sekretari i përgjithshëm, apo roli i organizimit të partisë kërkon një angazhim tjetër. Unë besoj se do ketë kohën e nevojshme për të marrë ritmin e nevojshëm që kërkojnë strukturat. Po s’kam asgjë personale me Tedin. Se është atakuar në publik. S’kam asgjë” u shpreh Brahimllari kur iu kërkua një koment për Blushin në Euronews.

Për aktivizmin në protestat kundër Erjon Veliajt, policia ka nisur procedim penal ndaj Tedi Blushit që duhet t’i bëjë llogaritë edhe me brrylat brenda partisë. Gjithsesi në garën brenda partisë, sfida është më e lehtë dhe Blushi e ka barazimin në xhep.

Në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Korçë, Brahimllari la pas një rezultat jo dhe aq të shëndetshëm, kur ishte drejtues politik pasi arriti të marrë Zero deputetë. Video më poshtë:

https://youtu.be/EsSyQ95KkE4?t=1010



2 Comments

  1. je qe je o braimllar kthehu dhe ti tek profesioni yt (nese ke bere ndonje pune ne jete).ju jeni parazite karrigesh ,ju erdhi e embel politika dhe nuk shqiteni prej aty ….bastarde tranzicioni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *