• |
ide | kryesore

Ilir Meta flet për tradhti brenda partisë së tij

Arkiva, Lajme, Të fundit
meta ilir



Ilir Meta ka folur për tradhti në eksponentët drejtues të partisë së tij, por nuk ka dhënë emra. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Meta tha se “Partia e Lirisë” ka pasur një organizim të çorganizuar, sipas tij të qëllimshëm. Ai tha se tradhtarin e përdorin të gjithë, por refuzoi të japë emra.

“Tradhtia jo vetëm që ka emër, por tradhtarin e përdorin të gjithë dhe askush nuk e do. Në fund fare është një qenie e pështirë. Mbetet për t’i lënë kohës kohën e vet”, – tha Meta.

Ai tha se në parti do të ketë një reformim për të thellë për të luftuar nepotizmin. “Monika është një deputete dhe anëtare e kryesisë së partisë. Unë shkova në Fier dhe e ftova, por ajo nuk erdhi. Kishte angazhime të tjera” – tha Meta.

Ai tha se Kryemadhi kishte bërë jë gabim të madh me djegien e mandateve të fituara me “gjak dhe sakrifica” siç e ka quajtur ai.

“Vajta në Lezhë dhe më ndiqnin bandita, në Berat më rrëmbyen çunin 17 vjeç, ma rrëmbyen bandat e Beratit, u shkova atje në fole ku e kishin ata dhe e liruan. Vajta në Fier i ranë çunit 17 vjeç me lopatë në kurriz ata. Ato mandate u morën me gjak dhe me sakrifica” – tha Meta.

Ai tha se në parti kishte gjetur një çorganizim të organizuar dhe se “Partia e Lirisë” ishte lënë 6 muaj pa roje nate. Meta hodhi dyshime se në selinë e partisë ishin vënë përgjues.

Meta pranoi se kishte larguar shoqëruesit e Gardës së Republikës që sipas tij nuk ishin treguar konfidencialë për takimet që ai zhvillonte.  ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Foli Like Gruevski per tradheti? Shoku Bejlerit. Yyyt rrac e qelbur, hajdut i ndyr e i poshter. Pellasin ne hava gjith tradhetaret e kombit. Ky qe shan Dumanin sepse Dumani sipas ketij na paska takuar nje ish agjent te FBI (deri sa ju ngriten akuzat, te gjith e dinin thjesht agjent te FBI). Ashtu si Salike Bjeler Kulla qe kerkon denimet me te renda per Dumanin sepse sipas Salikes nuk po heton dosjet qe do Salikja. Dy tradhetaret me te ndyr te kombit, Salike Bejelri dhe Like Gruevski, qe i kan qir ropt, kan vjedh e kan vra, me ze e me figur, kerkojn denime te ashpra per Dumanin me arsye bajate. Cfar denimesh duhet te kerkojm ne si popull, per keta dy qelbesira pordhitikan me ato cfar kan ber? Flek Like floriri per nepotizma, Like floriri qe i qiu ropt adminbistrates me tranguj te lsi, me analfabeta, thejsht se e votonin. Keshtu u pafshim duke fol me vete e duke dal nga tepeleku, funderina e plehra te kombit shqiptar.

  2. Hahaha, te paska ber DUmani me fol me vete. Te ndau dhe nga gruja. Ca gallate me kete kokcepshin hajdut te regjur.

  3. Sa me shum bertasin e kercenojn, aq me shum bindin qytetaret qe keta jna ne mut deri ne fyt. Nje njeri i ndershem nuk ka pse te ket frik. Krimineli dhe hajduti fillon e ben si psikopat kur kujton hetimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *