• |
ide | kryesore

Olsi Rama bën sërish padi në SPAK ndaj Gazment Bardhit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Olsi Rama ka bërë sërish padi në SPAK ndaj kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi pasi Prokuroria e Posaçme rinisi hetimet për vëllain e kryeministrit për laboratorin e Xibrakës.

“Në cilësinë e kallëzuesit, unë Ols Rama, jam vënë në dijeni për një deklaratë publike të shfaqur në median online ndaj personit tim, të bërë nga një deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i kallëzuari Gazment Bardhi.

Për shkak se ky veprim i tij lidhet me deklarata të mëparshme ndaj meje të cilat, në vlerësimin tim, në tërësinë e tyre përmbajnë elementët e veprës penale të “Kallëzimit të rremë”, të parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal, dhe më cenojnë pikësëpari mua si person duke më dhënë cilësinë e viktimës së veprës penale, bazuar në nenet 58 e 283 të Kodit të Procedurës Penale, paraqes këtë kallëzim penal me shkrim”, thuhet në dokumentin e depozituar.

Ndërsa shton: “Kërkoj regjistrimin e procedimit penal në ngarkim të z. Gazment Bardhi, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, të parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal. 2.

Marrjen e akteve të materialit të kallëzimit penal nr. 68, datë 9.4.2024, të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Tiranë, sipas rregullave të parashikuara nga neni 191 i Kodit të Procedurës Penale, për shkak se i shërbejnë këtij kallëzimi të ri penal.”

Padia e Olsi Ramws lidhet me njw deklaratw tw bwrw nga Gazment Bardhi pak kohw mw parw, kur ai tha se SPAK ka rihapur hetimet për dosjen Xibraka, ku deputeti demokrat akuzon se është përfshirë dhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama. Bardhi tha se SPAK e ka thirrur për të dëshmuar në lidhje me këtë çështje, si person që ka dijeni.

 “Jam njoftuar se procedimi penal 335/1 është vendosur rifillimi i hetimeve të pezulluara duke u numërtuar procedimi 88 i vitit 2024 dhe në javët në vazhdim, në cilësinë e personit që ka dijeni jam ftuar për të dhënë shpjegime në prokurorinë e posaçme. Prandaj sikur i premtova Ramës se do ta merrte vesh shpejt, bashkë me atë do të marrin vesh edhe ata që hodhën baltë. Gazment Bardhi dorëzoi kallëzim në prokurori për të vendosur në lëvizje prokurorinë”, u shpreh Bardhi.



3 Comments

  1. O ols idioti a ke udhëtuar me të njëjtën makinë që kanë udhëtuar edhe persona të arestuar dhe në kërkim për prodhim e trafik kokaine?

    Si ka mundësi ëvetëm ti nuk je arestuar?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *