• |
ide | kryesore

Kishin kthyer berberhanen në ‘strehë’ të shitjes së kokainës, pranga pronarit dhe një tjetri

Lajme, Të fundit



Shisnin doza kokaine, në një berberhane në lagjen nr. 6, arrestohen në flagrancë pronari i subjektit dhe 1 shtetas tjetër. Bëhet fjalë për shtetasit Muhamed Sinka dhe Xhavit Llulla.

NJOFTIMI
Sekuestrohen një sasi kokaine, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 1 peshore elektronike dhe 4 celularë.

Pas një hetimi të kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, në kuadër të megaoperacionit kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli”, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit Xh. Ll., 28 vjeç dhe M. S., 28 vjeç, të dy banues në Kavajë.

Në subjektin (berberhane) në pronësi të shtetasit Xh. Ll., shërbimet e Policisë gjetën një sasi kokaine, të ndarë në dhjetëra doza, me qëllim shitjen, si dhe 1 peshore elektronike që shërbente për këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *