• |
ide | kryesore

Berisha: Ato që di Veliaj e bëjnë Ramën të paloset brenda gjysmë ore

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha, në daljen e tij të përnatshme nga ballkoni i banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie bëri akuza të shumta në adrisë të kryeministrit edi Rama.

“Lidhjet e krimit janë lidhjet më të tmerrshme të njeriut dhe ju e patë dje se si brenda gjysëm ore, njeriu që u kap në flagrancë me modelin e vjedhjeve 100% të parave publike, e palosi, e shakulloi, atë që quhet kryetar i organizatës kriminale të qeverisë shqiptare, Edi Ramën.

Edi Rama reagoi dhe ju përgjigj kërcënimeve të njeriut përgjegjës për zhdukjen e 100% të fondeve të inceneratorit të Tiranës. 130 milionë euro dhe që nuk ka as nam as nishan të atij inceneratori, u detyrua të përulet, vetëposhtërohet, të ngrejë çarçafin e bardhë, të kapitullojë dhe ti thotë se unë aprovoj çdo fjalë dhe presje të asaj që the” – tha Berisha.

“Ajo që Erion Veliaj i tha në mënyrë ultimative, ti je kryeministri që ke patur bashkëpunëtor Arben Ahmetajn, i cili u tha shqiptarëve se tek inceneratori i Tiranës kanë ndodhur llaftarira, gjëra të llahtarshme.

Ishte pikërisht ky kod, kodi i llahtarisesh që bëri që të kapërdijë çdo fjalë, të lëpijë çdo presje të Erion Veliajt. Sepse miqtë e mi, 130 mln euro të zhdukura janë euro të dorëzuara nga Rama te Veliaj dhe Erioni e di se në cilën bankë kanë përfunduar, Erioni e di se në cilat llogari janë vendosur.

E vërteta është se po të flasim për llaftarira të Edi Ramës, Erioni di dy herë më shumë se Arben Ahmetaj. Erioni e di se këto kulla që shifni në Tiranë, monumente të korrupsionit dhe drogës, në secilën prej tyre Edi Rama ka më së paku 30%.

Erioni e di se njeriu që jep leje dhe firmos si për ndërtesën 2 katëshe edhe atë 65 katëshe, kudo ka 30 përqindëshin e tij të cilat marrë së bashku janë shumëfishi i djegësit të Tiranës.

LEXO EDHE: Deklaratat/ Si e “vodhi” Veliaj mbështetjen e Ramës

Erioni e di se si Edi Rama ka ndërtuar kullën tek stadiumi kullën Kristaq Rama, hotelin. E din se në territorin e bashkisë, Edi Rama ka përvetësuar për vëllanë e tij 37 mijë metër katrorë tokë, publike dhe të pronarëve.

Din pra ato që din Erioni e bën Edvinin të paloset brenda gjysëm ore, të kapërdijë çdo fjalë të Erionit, të lëpijë çdo presje të tij. Çfarë presim më miqtë e mi? Zemërim, zemërim, zemërim. Revoltë, revoltë, dhe vetëm revoltë” – tha Berisha. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Emrin e tij e shqiptonin “Xhin Xhoni”, në takime zyrtare që nga Sekretari I Shtetit në SHBA, deri tek Kancelaria Merkel, dhe ishte ilustrim I faktit se Perëndimi nuk mund të investonte më në Shqipëri, nëse nuk kishte siguri për investimet e huaja, përballë një drejtësie të korruptuar.

    Dhe këtu shfaqej sërish rasti I një investitori gjerman në Rinas, që kishte humbur 1 milion dollarë nga një gjyq I trukuar, përballë familjes së “Xhin Xhonit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *