• |
ide | kryesore

Enigma/ Pse s’u transmetua të dielën pjesa e dytë e investigimit të Rai 3

Arkiva, Kryesore, Lajme
Ranucci rai 3



Shumë kush iu kthye të dielën kohës së komunizmit kur sajonin ‘kanaçe” për të kapur RAI-n. Disa më modernë, blenë IPTV pirate për një ditë, ndërsa të tjerë provuan kërkimin manual të stacioneve satelitore. E gjitha kjo sepse emisioni “Report” që transmetohet çdo të dielë, në mbrëmje, kishte anunçuar transmetimin e pjesës së dytë të investigimit që e vizatonte qeverinë shqiptare si një bandë mafioze.

Por për zhgënjimin e shumëkujt, ajo që pritej nuk u trasmetua. Drejtuesi i programit, ai që e kishte paralajmëruar vetë trasnmetimin e një pjesë te dytë, Sigfrido Ranucci, iu përgjigj komenteve në Facebook, se gjithshka u shty pasi janë në negociata me Edi Ramën për tu përfshirë në program edhe një intervistë e kryeministrit shqiptar. “Do ta transmetojmë. Po presim që të arrijmë një akord për intervistën e Ramës,” shkruajti ai.

Në fakt edhe gjatë emisionit të mbrëmshëm Ranucci e paralajmëroi një intervistë me Edi Ramën, çka tregon se historia nuk është mbyllur.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Ana jonë e zezë që mediat perendimore e shohin kur i’u duhet 

Me siguri dihet që në Itali presioni ka qenë shumë i madh dhe këtë e tregoi edhe dje sulmi që kryeministrja Giorgia Meloni i bëri gazetarëve të emisionit “Report” duke mbrotur njëkohësisht Ramën prej tyre dhe prej sivëllezërve të tij të së majtës italiane.

‘Rama u linçua sepse ndihmoi kombin tonë” tha ajo sot gjatë konventës së Forza Italia në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet europiane të 8 dhe 9 qershorit.

“Më ndihmoni t’i shprehim solidaritetin tonë Edi Ramës i cili u linçua vetëm se tentoi të ndihmonte kombin tonë’, u tha ajo të pranishmëve në konventën që mbahet në Pescara.

Gjatë reagimit të saj nuk mungoi as kritika ndaj emisionit: “Aq më tepër që e prezantuat si Telemoni, apo jo, Telemeloni? tha kryeministrja italiane me ironi duke hedhur poshtë akuzën opozitës, por dhe të vetë gazetarëve të RAI-t, për televizionin publik, se ka ndërhyrë në punën e tyre gazetareske.

“Realizuan një emision për Shqipërinë në të cilin e portretizuan “si një narko-shtet”, vijoi më tej duke i quajtur gazetarë të opozitës së majtë ata që kritikuan narkoshtetin e Ramës. Pas kësaj deklarate elektorale reaguan menjëherë anëtarët e Partisë Demokratike në opozitë, anëtarë të Komisionit Mbikëqyrës dydhomësh të RAI-t.

Reportazhi i RAI 3/ Rama: Gjithë kjo furi për të sulmuar Giorgia Melonin në kurrizin tonë

“Solidaritet me të gjithë redaksinë e Report-it të akuzuar padrejtësisht nga kryeministrja për linçim. Për Melonin, çdo thashethem jashtë propagandës së Palazzo Chigi (kryeministrisë, Lapsi.al) është një sulm ndaj lidershipit të tij. Në vend që t’u shpjegojë italianëve humbjen e madhe të fondeve për marrëveshjen Itali – Shqipëri sulmon transmetuesin publik”, – thuhet në një deklaratë të anëtarëve të PD-së.

“Meloni si Apate, perëndesha e mashtrimit. Ajo që tha sot nga Pescara është një asgjë absolute, ajo flet për diçka që nuk ekziston. Kryeministrja kërkon të manipulojë realitetin duke sulmuar edhe gazetarinë investigative, si në rastin e Report dhe solidarizohet me kryeministrin Rama pa dhënë përgjigje për Demokracinë e gjorë dhe Italinë e gjorë që po qeveriset nga ata që e shohin botën me blinda”, – shkroi Angelo Bonelli, deputeti i Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë.

Investigimi i RAI3/ Çfarë e tërboi Edi Ramën 

Edhe Gazetari Sigfrido Ranucci iu përgjigj Kryeministres Meloni, pasi kjo e fundit i doli në krah Edi Ramës dhe hodhi akuza ndaj RAI3.

 “Meloni bëri thirrje për solidaritet me Ramën, por ka sondazhe të pavarura shqiptare që tregojnë se populli shqiptar, në përqindje nga 64% në 80%, beson më shumë në atë që raporton Report sesa në versionin e Ramës”.

“Ne do t’i rikthehemi temës këtë mbrëmje me një raport që do të hetojë rezultatet e dobëta të dekretit Cutro deri më tani” deklaroi ai para emisionit në orën 20 55 të ditës së dielë.

Profil/ Kush është gazetari i RAI që nervozoi Ramën dhe lidhja e vjetër me Shqipërinë

Por kjo nuk ndodhi dhe mostransmetimi i pjesë së dytë të emisionit ngjalli shumë pikpyetje. Së pari u aludua se ndikimi i Edi Ramës ka funksionuar. Në rrjetet sociale të “Report” drejtuesit e tij u akuzuan se qenë tërhequr nga emisioni i premtuar. Në mediat pranë opozitës shqiptare u hodh hipoteza për një korruptim nga Rama ashtu sikurse ka ndodhur edhe me gazetarë të tjerë perendimorë. Por versioni më i besueshëm është ai që ka dhënë Sigfrido Ranucci, i cili nuk ka pse të mos besohet. Presioni në itali ka qenë i madh. Nga ana tjetër Rama i ka akuzuar se e kanë çensuruar dhe nuk kanë pranuar të përfshijnë versionin e qeverisë. Dhe në këtë situatë të nderë noshta drejtuesit e emisionit e kanë shtyrë transmetimin për të qenë farmaceutikisht korrektë. Pra ti paraqesin faktet e tyre por duke pritur edhe versionin e kryeministrit shqiptar. Dhe ky mund të ketë qenë shkaku që pjesa e dytë e Hold Up nuk u transmetua të dielën. 

 

©Lapsi.al



21 Comments

  1. JUSTIFIKIM QESHARAK! Nje media,e pavarur (sic e konsiderojne RAI-n),nuk ben mareveshje me asken,per programin dhe emisionet e tij. Intervista,qe na paska kerkuar Rama,nuk duhej pranuar ne keto momente,prej RAI-tGazetari erdhi ne Tirane dhe ne mes te bulevardit,perpara Kryeministrise,tentoi te bente nje “bisede”operative me Ramen,por ai e injoroi! Bile e talli edhe per Beketin,se nuk e njihte,madje i tha se do te merrte zero para prej Shqiperise.Dhe pas ketyre fyerjeve,te pranosh interviste,e vetem pas saj te transmetohet emisioni,qe vete gazetari italian e premtoi,me buje dhe te perseritur disa here,eshte thjeshte nje gjunjezim,nje perulje,por edhe nje konsiderim sikur je fajtor,per punen qe ke bere.Intervisten edhe mund ta pranoje,por emisionin ( dokumentarin),duhej t’a transmetoje (Per dinjitetin dha pavaresine e RAI-t,),dhe kur t’i tekesh Rames,te ebehej edhe intervissta,por vetem mbas transmetimit te dokumentarit.Rasti,nuk eshte me ndryshe se me historine e Bildit gjerman,dhe RAI,duhet t’a kishte parasysh kete histori te turpshme dhe poshteruese,qe tregon,se edhe DHI e zgjebosur,dhe bishtin perpjete,Rama del se i mposht edhe mediat,qe konsiderohen,gjoja te pavarura prej askujt!@!!!!?????

      1. Që ditën e parë, këtu kam shkruajtur: – Prisni, prisni, mos u entusiazmoni shumë.
        Prisni, nuk keni parë gjë akoma.
        Prisni, se pas një jave do të suleni dhe do ta shani RAI 3 si një kanal komunist, që e drodhi.
        Pse si i dini komunistët ju?
        Ja pyesni komunistin SRB!

        1. Sa per komunis te piellet komunistve po udhehqin akoma per te dreiten e fjales te fusin ne burg Rama Agaci M sinani Italia ka liririn e te folurit ne te gjith boten.

      2. Censur, se sorra lejon dhe i kriminel mos ta prek policia edhe sy per sy tek ben krimin ndaj qytetarit.
        Andaj standarti censures ka shku ca larg. E rama ka goj ta kerkoj ket si ‘te drejt’. Ky esht morali sundues sot. Morali Sorros ka perdhosur cdo moral mbi te Verteten duke e shndrruar ne loje kungulleshkash e cila sic dim mund ta zgjasesh ne infinit.

    1. Ti Krist djali, ke zevendesuar Jorgon me duket. Nuk je ne lartesine e duhur, te mungon kreativiteti ne genjeshtra dhe argumente false.

  2. Meloni eshte zhgenemi im dhe i shume italianeve
    Sa per Ramen ai eshte vertetuar qe vjedh shqipetaret per te blere nderkombetaret

  3. Kështu që Gjobozita, nëse i ka var shpresat se do luftojnë Ramën me investigime në anglisht, gjermanisht apo italisht më mirë të varet te ballkoni i shpresës e të presë se mos kap ndonjë thërrime nga ato që Rama ua hedh sa herë i nevojitet për t’u dukur krahasimisht më mirë se ta.

  4. “I zoti e jep,tellalli,nuk e shet”-thote populli.Gazetari IOtalian e pohon se emisioni i dyte per mareveshjen Rama – Meloni,do te jepet,por meqenese eshte kerkuar nje interviste prej Rames,dhe mbas kesaj interviste, (ne kohen qe kerkon nje interviste),prgrami do te transmetohet. Nderkohe,gazatarja Kepi,prej Romes,deklaron ate qe vete gazetari i RAI-t,nuk e ka thene :Nuk ka pjese te dyte te dokumentarit,per mareveshjen Rama-Meloni!!!??? O ku po shkon kjo bote,qe Kepi nuk e ditkerka??????

  5. Keshtu ndodh kur komunistet e Enverit behen tok me fashistet e Duces, vetem nje gje ka lene pa pergjigje mashtruesja fashiste Giorgia Meloni:

    PO NARKOTRAFIKANTI I XIBRAKES, OLSI RAMA QE ESHTE EDHE HAJDUT NDERKOMBETAR QE KA VJEDHUR MILIARDA EURO NGA ITALIANET ME AMANT JOSIFIN NE ARRATI EDHE KY GANGSTER ESHTE NE MBROJTJEN E MELONI FASHISTES?

    1. O intelektual, po flet gabim or çun.
      Komunistët e Enverit nuk i ndahen komunistëve të Palmiro Toliatit.
      Ja, komunisti që ka ngrënë bukë në shtëpinë e Enverit.
      Kush është?
      Po vetëm njëri hante dreka dhe darka me çunat e Nexhmies.
      Kush është ky?
      Kush bashkëpunon me komunistët italianë të RAI3.
      Ky është komunisti SRB.

  6. intelektuali,
    a ke njohuritë fillestare në arithmetikë se çfarë vlere monetare ka shifra miliarda Euro!? Shpejt ndëroje titullin që i ke vënë vetes nga intelektuali në atë, injoranti!

    1. Shumë këtu kritikojnë e shajnë Rai 3!!!
      Por se dimë ekzakt të vërtetën.
      Deklarata e tyre ishte se Rama kërkon intervistë Live duke hedhur akuzën se kjo është mënyra që të mos më censuruar!!
      Dhe Rai 3 e ka praktikë në këtë emision që pranon përballjen. Dhe mendoj që është e justifikuar mos trasmetimi. Ata duan ta dëgjojnë Ramën dhe pastaj duke parë se Rama do justikojë veten dhe qeverisjen në emër të shqiptarëve siç bëri me statuset e tij do të vazhdohet më tej.
      Sidoqoftë kutia e Pandorës për Ramën e narkoshtetin e tij është hapur në Europë por kryesisht në Itali që na di sa dhëmbë ka Rama e rilindja!!

      1. Ke te drejte, po sa te jete politika shqiptare kjo qe eshte mbetet Rama ne pushtet, pikerisht sepse Europa dhe Italia dhe USA e dine sa dhembe kane te gjithe, jo vetem Rama e rilindja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *