• |
ide | kryesore

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Kotorr, Rama: Proces inkurajues që do të hapë shtigje të reja për vendet tona

Lajme, Të fundit


Sot mbahet ë Kotorr të Malit të Zi Samiti BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes. Kryeministri Edi Rama pak para nisjes së Samitit, në një komunikim për gazetarët, tha se ky proces është shumë i rëndësishme për të krijuar mundësit të reja për vendet e Ballkanit. Ai shtoi se ky proces gjithashtu krijon mundësi për t’u integruar në Bashkimin Europian.

“Së pari do doja të thoja që jam shumë i zhgënjyer që Mali i Zi nuk arriti të na priste me mot me diell, por na priti me një shi gjerman. Sa i takon të tjerave çdo gjë është në rregull dhe ne jemi gati për një sesion të ri të këtij procesi inkurajues që do të hapë shtigje të reja për vendet tona për t’u integruar në BE dhe në tregun e vetëm të tij, duke krijuar shanse të reja për njerëzit.

Ideja që brenda këtij viti mund të sigurohemi që transfertat financiare të qytetarëve tanë nga BE në vendet tona, do të jetë shumë më i lehtë pasi nuk do të kemi barrën e shpenzimeve që kanë pasur edhe dicka shumë pozitive. Sa i takon të tjerave duhet të punojmë”, tha Rama.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *