• |
ide | kryesore

Kryebashkiaku i Librazhdit: Video e Piranjave u montua!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kryetari i Bashkisë së Librazhdit ka reaguar mbi një video-montazh ku ai flet nga takimi me diasporën në Greqi. Në video-montazhin që u publikua nga kreu i opozitës, Sali Berisha ai dëgjohet të thotë se 7000 shqiptarë u nisën drejt Athinës, por sipas tij kjo nuk është e vërtetë.

Disha pretendon se është pyetur sa ishte numri i personave të pranishëm në takimin e Athinës dhe përgjigja e tij ishte mbi 7000 persona. Por kjo pyetje është zhdukur nga videoja e publikuar.

Po ashtu nga xhirimi është zhdukur edhe përgjigja e kryebashkiakut kur pyetet se sa persona erdhën nga Shqipëria, ku ai thotë në të vërtetë, “shumë pak”.

“Me paturpësi, këtë përgjigje e kanë montuar duke e shkëputur nga konteksti dhe e kanë qepur sipas nevojës së propagandës së tyre bajate sikur të pranishmit në takim ishin marrë me vete nga Shqipëria. Një qepje ordinere që keqpërdor në ekstrem përgjigjen time tjetër për tjetër gjë! “, shkruan Disha. Video më poshtë:

REAGIMI i PLOTË

Jua kuptoj hallin që kanë. Të braktisur nga njerëzit pasi i kanë zhgënjyer dhe nëpërkëmbur, nuk e pranojnë dot një sallë të tejmbushur si asnjëherë më parë me emigrantë shqiptarë që me sakrifica e ndershmëri jetojnë e punojnë prej vitesh në Greqinë fqinje.

Nuk është thjesht mllefi ndaj Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama por dyshoj në fakt se është mllefi ndaj bashkëkombësve tanë ai që i shtyn këta të mjerë të bëjnë montazhe qesharake si ky i transmetuar në emisionin Piranjat.

Jam pyetur prej tyre sa mendoni se është numri i personave të pranishëm në atë takim dhe jam përgjigjur 7000. Me paturpësi, këtë përgjigje e kanë montuar duke e shkëputur nga konteksti dhe e kanë qepur sipas nevojës së propagandës së tyre bajate sikur të pranishmit në takim ishin marrë me vete nga Shqipëria. Një qepje ordinere që keqpërdor në ekstrem përgjigjen time tjetër për tjetër gjë!

Një takim i tillë me vlera patriotike, pa dallime partiake dhe me krenarinë e madhe që kemi për emigrantët nuk mund të përbaltet nga një portal që ka për qëllim klikimet dhe keqinformimin e publikut.

Krenarë për emigrantët shqiptarë në Greqi të cilët dhe njëherë treguan vlerat dhe punën e tyre të jashtëzakonshme.


6 Comments

  1. Mariglen Disha duhet te pergjigjet ne SPAK per leket ku i ka gjetur per pronat qe ka blere ne Tirane. Sikur banesen te 21 dhjetori qe e ka vene ne emer te vjerrit dhe e mori per 100,000 euro dhe me presion djalit jetim qe e kishte.

  2. Miting Kallpe ‘“Patrioti kallp fallsifikator dhe kryehajdut Edvin Kristaq Rama” thotë:

    Dihet boterisht qe Edi Rama eshte kryehajdut. Por eshte kryefallsifaktor 🤮🤮

  3. Pyetja eshte po ky cfare donte ne Athine? Se populli e ka zgjedhur te beje ndonje pune ne Librazhd. E ka plot te tjere si ky

  4. Te tere langaraqet e bashkive,komunave sebashku me shpurat e tyre iken drejt Athinës.Mburren na mbështetën emigrantet ,o moter,graqire populli nuk eshte qorr,i shurdhet vetem qe eshte -dele-dhe nuk flet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *