• |
ide | kryesore

Profil/ Kush është gazetari i RAI që nervozoi Ramën dhe lidhja e vjetër me Shqipërinë

Arkiva, Kryesore, Lajme
rai



Prezantuesi i emisionit “Report” në Rai 3, Sigfrido Ranucci është bërë i njohur në vendin tonë javën e fundit pas transmetimit të emisionit dedikuar marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë dhe që shkaktoi një valë reagimesh. Ai është përfshirë në një polemikë të hapur me kryeministrin shqiptar Edi Rama pasi ky i fundit e ka akuzuar për shkelje të etikës gazetareske.

Por kush është Sigfrido Ranucci. 61-vjeçari është një gazetar me mjaft përvojë dhe emisioni “Report” që ai drejton ka një shikueshmëri mjaft të lartë. Vlen të përmendet se sipas llogarive të bërë, emisioni për Shqipërinë është ndjekur nga rreth 2 milionë italianë live në TV në natën premiere. Ai vlerësohet gjithmonë për analizat e thelluara dhe investigimet gazetareske.

LEXO EDHE: Telefonata e Ramës, si thirrja e një kapo bande

Ranucci ka lindur në Romë në vitin 1961. Është diplomuar për Letërsi me medalje për rezultate të shkëlqyera. Ai filloi të punojë në Rai në 1991 si asistent programesh dhe më pas si drejtor programesh. Më pas u bë gazetar në Tg3. 1997 ishte viti kur u punësua në transmetuesin publik. Më pas ai u bë redaktor i Rai International.

Ranucci ka kryer shumë hetime për trafikun e paligjshëm të mbetjeve dhe mafian. Është ai gazetari ka bërë intervistën e fundit me gjyqtarin antimafia Paolo Borsellino. Në shtator 2001 fluturoi në Nju Jork si i dërguar për të ndjekur sulmin ndaj Kullave Binjake. Në vitin 2004, u dërgua në Sumatra për të raportuar mbi fatkeqësitë e shkaktuara nga cunami.

Ai ka ndjekur në terren luftëra në Ballkan dhe Lindjen e Mesme, përvoja të cilat i dhanë shkas hetimeve të tij për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe përdorimin e armëve jokonvencionale. Në vitin 2005 Ranucci ishte i pari që denoncoi përdorimin e fosforit të bardhë nga ushtria amerikane në Irak. Lajmi i bujshëm i asaj kohe shkaktoi polemika të forta mes tij dhe drejteusve të RAI. 

LEXO EDHE: Investigimi i RAI3/ Çfarë e tërboi Edi Ramën

Në vitin 2006 ai iu bashkua ekipit të “Report” si bashkautor me Milena Gabanelli. 10 vjet më vonë, në dhjetor 2016, ai u bë drejtues i programit. Në vitin 2014 ai ishte autor i një programi investigativ vetëm për të rinjtë me titull “Jashtë raportit”. Në vitin 2016 aftësitë e tij i vuri edhe në shërbim të transmetimit të “Rec”. Në qershor 2020, Sigfrido Ranucci u zgjodh nga Franco Di Mare, drejtor i Rai 3, si zëvendës i tij.

Në librin e tij të fundit, “La Scelta”, (Zgjedhja) Ranucci rrëfen disa episode të veçanta që i kanë ndodhur gjatë jetës së tij. Ai ka rrëfyer edhe se si i shpëtoi jetën një personi të aksidentuar me motor pranë banesës së tij që siç zbuloi më vonë, ishte një shqiptar me emrin Ardian i paguar për vrasjen e tij. Për këtë ai jeton me mbrojtje rojesh nga shteti që nga viti 2020. Ranucci është i martuar me Marinën, me të cilën ka tre fëmijë, Giordano, Michela dhe Emanuele. /LAPSI.al

LEXO EDHE: Investigimi i Raitre/ Pse e kërcënoi Rama gazetarin italian

Reagon parlamenti italian: E papranueshme telefonata e Ramës për drejtorin e RAI-t

Censura e qeverisë/ Shikoni këtu investigimin e Rai 3 për marrëveshjen Rama-Meloni



14 Comments

  1. Përse i ka djegur kaq shumë dokumentari i Rai 3 kryeministrit socialist shqiptar ?
    Arsyeja është thjeshtësisht e kuptueshme.

    Ai paraqitet me disa fytyra mbrenda e jashtë Shqipërisë.
    Mbrenda Shqipërisë paraqitet si lideri i së majtës e bën politikën e së djathtës ekstreme të korruptuar duke ju shërbyer vetëm bizneseve të krijuara nga mafia e trafikut të drogës..
    Jahtë Shqipërisë, meqë i është mbushur mëndja se është bërë lider botëror, e paraqet veten si lider i së djathtës perëndimore.
    Socialistët shqiptarë, përfshirë edhe kapon e tyre e kanë quajtur kryeministren aktuale italiane, si një neofashiste, e tani , vetëm për interesat personale të Ramë, Meloni qenka mikeshë e Shqipërisë dhe e majta italiane armike e shqiptarëve.

    33 vite pas shembbjes së regjimit diktatorial punist, në Shqipëri kemi paradokset politike.
    Ish Partia e Punës me emrin socialiste e përdhosjen e nocionit “rilindje”, është bërë partia e “dashuruar” me perëndimin e sistemin denokratik kapitalist, e Partia demokratike, partia e parë opozitare me regjimin komunist, po “rithemelohet” duke i hapur luftë “imperializmit anglo-amerikan”

    Një tjetër paradoks shohim me partinë e tretë shqiptare , ish LSI, sot Partia e Lirisë (lexo partia e Ilirit)
    Lideri i saj i konsideruar si King Maker i politikës shqiptare që hedh vallen herë majtas e herë djathtas, e ka ndarë mëndjen që të vijë vetë në pushtet me forcë fizike si shtangist, , duke “pastruar” partinë e tij me shembullin e Emverit, nga armiqtë e popullit e të partisë, pasi të ketë “asgjësuar” armikun kryesor të tij, SPAK-un.

    Paradoksi tjetër.
    Në një kohë që qindra mijë shqiptarë pensionistë, të papunë e invalidë ulërijnë për gjendjen e tyre tejskajshmërisht të mjerueshme, mediar bëjnë garë me njera tjetrën se kush do të bëjë më mirë propogandën për sukseset e qeverisë Rama.

    1. Po çi di komunistët ti!?
      Komunistët vdesin dhe nuk dorzohen.
      Nuk bashkëpunon më kot komunisti SRB me komunistët italianë.
      Se mos ngatërrohesh. Këta të RAI3 nuk janë socialistë.
      Janë komunistë e bij komunistash.
      Ja shih Andin.

    2. Na plasi bytha se u nervozua hajduti pse i thane hajdut! Ky kellire e kellirave , nuk do qe ti thone hajdut por do qe ti thone bravo e te shpeblehet edhe per vjedhjet e perditeshe qe ben koha qe e kane futur ne politike!

  2. A keni euro? Ik bejini lek sa me shpejt se po i mbledh une eurot! Sa te mos kete euro me ne treg 1400 do e coj..

  3. Dakord mo dakord! Ashtu eshte! Si te doni ju!

    Por ne zgjedhjet e ardhshme do ju masakrojme!

    Kaq!

    Te tjerat jane thjesht… parole, parole, parole…

    Theksi tek “zgjedhjet e ardhshme” si edhe tek “masakrim”! 🤣

  4. APPARTE LA PARODIA

    J-AX feat Parodisti – Brucia ancora

    [Intro: Guè Pequeno & J-Ax]

    Ehi, mi avevan detto: “Questo ghiaccio non lo scioglierai”
    E invece brucia ancora fra’, brucia ancora zio
    Eh sì, eh allora
    Bella Ax
    Dogo, J-Ax, brucia ancora
    Rap ‘n’ Roll, Milano, D-O-G-O
    Bella zio

    [Strofa 1: Jake la Furia]
    Dimmi se brucia ancora
    Ma già lo vedo quando suona e vivete una vita intera in un’ora
    Non mi accontento mai di poco
    Magari non lo faccio il disco d’oro, ma faccio un disco di fuoco
    Ed è un borseggio se invento una rima
    Fanculo quella la parcheggio e la scrivo peggio di prima
    Milano è il capolinea come per Luciano Leggio
    Te lo fa bruciare ancora come Greggio al provino di una velina

    [Strofa 2: J-Ax]

    Questa dev’essere la musica perfetta
    Droga che si inietta nell’orecchia raffinata in cameretta
    Notti insonni penna e sigaretta
    Lascio voi zombie fuori dalla finestra
    Il suono dell’ingranaggio che s’inceppa
    Teenager ‘sta ceppa, è un virus che t’infetta
    È consapevolezza in vena, non è un assegno
    E per guarirmi mi avvelena come la chemio

    [Ritornello: Don Joe]

    Mi avevan detto: “Questo ghiaccio non lo scioglierai”
    Le tue strade saran sempre più fredde
    È un compromesso come il cash che non basta mai
    Le tue tasche saran sempre più strette
    Ma io mi sento come il sole che tra poco esploderà
    E intanto brucia ancora
    Mi avevan detto che sarebbe passata con l’età
    E, invece, brucia ancora

    [Strofa 3: Guè Pequeno]

    Questo dev’essere il mio film preferito
    Quello che vivo che al cinema non è mai uscito
    Anche se io e mio frate’, litighiamo per un grammo
    Anche se io e mia madre litighiamo per il grano
    Vieta il preservativo condanna il Dio denaro
    Senza cash non ci vivo, senza il primo mi ammalo
    E anche se stai navigando in un mare di guai
    Sarà V di vendetta, V di vittoria, se vuoi lo fai

    [Strofa 4: J-Ax]

    Ancora vivo, ancora primo, ancora divo
    Brucia ancora come il culo di chi ha detto che fallivo
    Caro amico, ti scrivo, la mia milionesima rima
    Io non la passo ‘sta torcia e verso benzina
    La ragazzina appende su J-Ax, tira giù Hilary Duff
    I nostri fans non hanno più un’età precisa
    E stanno nei fiorini bianchi la mattina
    Con la V di vaffanculo al mondo, io vivo come prima

    [Ritornello: Don Joe]

    Mi avevan detto: “Questo ghiaccio non lo scioglierai”
    Le tue strade saran sempre più fredde
    E’ un compromesso come il cash che non basta mai
    Le tue tasche saran sempre più strette
    Ma io mi sento come il sole che tra poco esploderà
    E intanto brucia ancora
    Mi avevan detto che sarebbe passata con l’età
    E, invece, brucia ancora

    [Strofa 5: Guè Pequeno]

    Leggo gli occhi dei miei fra’ come un libro
    Figli della follia che c’è in giro
    La strada scotta, ci cammino sopra, fachiro
    Brucia ancora come quando da bambino il mio scettro era una biro
    Quando dicevano: “Lui può, ma non si applica”
    Mo il disco dà fastidio ai tanti che sono in classifica
    A chi è con me qua schiavo di ‘sti codici
    Mentali, verbali, penali ma con la testa ai Tropici

    [Strofa 6: Jake La Furia]

    Qua non finisce come i libri di Moccia
    ‘Sto amore quando brucia manda sotto la roccia
    Fusi da troppe invidie, vogliono farmi
    Ma la musica non s’uccide non serve che vi accanite
    Perché musica del demonio
    Per chi l’ha sulla pelle, fra’, il fuoco di Sant’Antonio
    E brucia ancora quando appoggio sopra al foglio questa penna
    E vi vedo che lo cantante a memoria schiacciate sulla transenna

    [Ritornello: Don Joe]

    Mi avevan detto: “Questo ghiaccio non lo scioglierai”
    Le tue strade saran sempre più fredde
    E’ un compromesso come il cash che non basta mai
    Le tue tasche saran sempre più strette
    Ma io mi sento come il sole che tra poco esploderà
    E intanto brucia ancora
    Mi avevan detto che sarebbe passata con l’età
    E, invece, brucia ancora

    [Parodisti]

    Questa dev’essere la canzone perfetta ,
    Non è una parodia e nemmeno una barzeletta,
    Non uso droga per ispirarmi e fare le rime,
    Ho il fuoco nel sangue e non mi serve quel “concime”,
    Non sono ricco ma i soldi non mi sono mancati mai,
    Dico la verità quando voglio e certo tu non mi impedirai.
    Magari sei un politico e hai con te tutto il sistema,
    I soldi tuoi non possono essere più forti della mia penna.

    [Ritornello-Parodisti]

    Noi abbiamo il potere mi dicevano in coro sai,
    mentre io ho solo la parola.
    Mi avevan detto che: ” da solo non ci riuscirai”,
    E invece, brucia ancora.
    Mi avevan detto che cosi funziona e cosi sempre sarà,
    E non puoi fare niente,
    Andate a fanculo voi bugiardi e chi come voi dirà,
    E chi sempre mente.

  5. “Nuk ta prezantoj shokun tim se është i bukur. A e hape atë shoqatën për homoseksualët”?

    Para Kokalarit ka patur edhe raste të tjera.

    Deputeti Kujtim Gjuzi që në vitin 2019 ka hedhur dyshime se numri dy i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka prirje homoseksuale.Ka punuar me bolinon por kete nuk e thoni ju karucet gazetare te lapsit

  6. Dritan Shano për deklaratën e Melonit: E mrekullueshme! Mutërit molotovë veç vijnë erë, s’ka rëndësi as ngjyra as gjuha e flamurit që valëvisin

  7. Nëse ju ndërtoni një ushtri me 100 luanë dhe lideri i tyre do të jetë një qen, në çdo ndeshje, luanët do vdesin si qen. Por nëse ndërtoni një ushtri me 100 qenër dhe lideri i tyre do të jetë një luan, të gjithë qentë do luftojnë si një luan. (Napoleon Bonaparti)

    1. The difference between a dreamer and a visionary is that a dreamer has his eyes closed and a visionary his eyes open. (Martin Luther King Jr.)

      In a democracy the poor will have more power than the rich, because there are more of them, and the will of the majority is supreme. (Aristotle)

  8. E majta italiane është në të drejtën e saj të ndjehet e tradhtuar nga Edi Rama. Ai përveçse i ka dhënë një ndihmë vendimtare një prej kauzave më të diskutueshme të armikes së tyre kryeministre, kauzës të mos pranimit të emigrantëve të huaj në Itali, i ka detyruar ata të bëjnë aleancë në Shqipëri me Sali Berishën dhe Ilir Metën, dhe kjo është si t’i detyrosh t’i fusësh në hale.

  9. BUKURIA, DASHURIA DHE TRADHËTIA.

    Djali: Çfarë e bën një grua të bjerë në dashuri me një burrë?

    Babai: Përgjithësisht gratë bien në dashuri me fjalët. Burrat bien në dashuri me paraqitjen. Kjo është arsyeja pse gratë lyhen dhe burrat gënjejnë.

    Djali: Pse ti i thua mamit që është llafazane? Pse nuk i thua që është e bukur përshembull? Çfarë pëlqeje te mami kur u dashurove e më pas u martove me të?

    Babai: Pikërisht pra, se unë u martova me mblesëri, s’pata kohë t’a njihja mirë. Atëherë më dukej më e bukur kurse sot më llafazane. Unë isha djalë simpatik , i ndershëm.

    Djali: Unë kam dëgjuar se një burrë i ndershëm mund ta dojë vertet një vajzë të bukur, por vetem një idiot martohet me të vetëm sepse ajo ështe e bukur. Po sikur mamaja të të kishte tradhëtuar njëherë, a do i’a falje?

    Babai: Ai që tradhëton njeherë, do t’ju tradhëtojë dhe shumë herë të tjera. Nuk ka nevojë të pish terë detin për tu siguruar që ai është i kripur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *