• |
ide | kryesore

Drake mohon akuzat e reperit: Nuk kam një fëmijë tjetër

Paparazzi, Slider



Drake hodhi poshtë pretendimin e Kendrick Lamar se ai kishte një fëmijë të fshehtë.

A mund ta gjejë dikush vajzën time të fshehur dhe ta dërgojë tek unë”, ka shkruar reperi kanadez krahas një fotoje të tij të zymtë të premten në mbrëmje.

Postimi i Drake erdhi disa momente pasi Lama, publikoi  këngën e tij më të re diss, “Meet The Grahams”, e cila i referohet mbiemrit ligjor të krijuesit të hitit “Hotline Bling”. Në këngs, Lamar flet me një “vajzë të vogël” që nuk ka një baba në jetën e saj.

“E dashur vogëlushe / Më vjen keq që babai yt nuk është në botën tënde / Ai nuk angazhohet, por për muzikën e tij, po, kjo është e sigurt / Ai është një narcisist, mizogjen, që jeton brenda këngëve të tij / Mundohet  të shkatërroj familjet në vend që të kujdeset për të tijat, “përpiqet ai.

Në vitin 2018, Pusha T akuzoi Drake për “fshehjen” e  fëmijës së tij, të cilin e mirëpriti me Sophie Brussaux, në një këngë të quajtur “The Story of Adidon”. Megjithatë, vetëm në mars 2020, themeluesi i OVO Sound ndau imazhet e para të Adonisit në mediat sociale.

Lamar tani pretendon se Drake po fsheh një tjetër fëmijënga bota – përveçse është një “pervers”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *