• |
ide | kryesore

Tragjedia në Shkodër/ Bashkëshorti dëshmi kontradiktore, të afërmit konfirmuan dhunën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen që tronditi vendin ditën e sotme, teksa një 39-vjeçare së bashku me fëmijët e saj të mitur dyshohet se janë mbytur pas dhunës së bashkëshortit.

Pista kryesore që po heton policia është dhuna në familje e shkaktuar nga bashkëshorti 31-vjeçar, i cili është arrestuar disa orë me parë në Shkodër pas deklaratave kontradiktore që ka dhënë në polici.

Dyshohet se ai ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve si edhe ka shkaktuar vetëvrasjen e vajzës 9-vjeçare.

Shkodër

Sakaq, ende nëna dhe dy fëmijët e tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa polumbarët po vijojnë kërkimet pasi dyshohet se edhe ata mund të jenë mbytur.

Sipas asaj që raporton gazetari Igli Çelmeta, policia ka marrë në pyetje të afërm të çiftit, të cilët kanë konfirmuar se Erdgys Arrazi ushtronte dhunë ndaj familjes së tij.



4 Comments

  1. Djalli vetë!!
    Vuajtje të madhe paska pas e shkreta nënë që vendos të bëjë një akt kaq ekstrem. I morri me vete dhe fëmijët për të jetuar pa u ndarë në botën e amëshume.

  2. O i madhi Bushat. Po u thuaj kolegeve qe te ftojn ne emisione Nuk i ka shqetesuar gjuha e ashper ne Parlament ne rplikat me Agron shehun Deputet P D. Per te ber nji debat ne ditet ne vazhdim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *