• |
ide | kryesore

Transportonte fidanë kànabisi, arrestohet 24-vjeçari dhe 3 bashkëpunëtorët e tij në Shkodër

Lajme, Të fundit
policia Shkodër



Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pasi u kap duke transportuar në fugon rreth 900 kubikë dhe vazo me fidanë cannabisi. Po ashtu në pranga kanë rënë 3 bashkëpunëtorët e tij, të cilët monitoronin rrugën ku kalonte furgoni.

“Vijon me intensitet plani operacional policor, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Ngarkesa”.

Transportonte me furgon, rreth 900 kubikë dhe vazo me fidanë cannabisi, me qëllim kultivimin, arrestohet në flagrancë, në aksin rrugor “Hani i Hotit-Shkodër”, 24-vjeçari.

Në pranga dhe 3 bashkëpunëtorët e 24-vjeçarit, të cilët monitoronin rrugën ku kalonte furgoni. Asgjësohen kubikët dhe vazot me fidanë, si dhe sekuestrohen 2 automjetet tipe “Mercedes Benz” dhe 4 celularë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Qarkullimit Rrugor dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Shkodër, të mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit 24 vjeç dhe 26 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Postribë, si dhe shtetasit 21 vjeç dhe 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në Shkodër.

Në furgonin që drejtonte 24-vjeçari u gjetën rreth 900 kubikë dhe vazo me fidanë cannabisi, të cilat po transportoheshin me qëllim kultivimin. 3 shtetasit e tjerë u kapën në flagrancë, teksa monitoronin me automjet, aksin rrugor ku kalonte furgoni, për të shmangur shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *