• |
ide | kryesore

Pasi i quan autokratë, Meta pranon “suksesin” e përbashkët të Ramës dhe Vuçiçit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta


Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke folur në një aktitet të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) tha se shpesh shtetet anëtare të BE-së kanë qenë më kritike sesa institucionet e BE-së (Gjermania, Franca, Hollanda).

Duke u ndalur në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Meta tha se pavarësisht se miqtë tanë në zyrat e Brukselit, shpesh janë magjepsur nga këto makinata propagandistike, për Shqipërinë, janë vënë shumë kushte për të përmirësuar cilësinë e demokracisë, ndarjen e pushtetit, të drejtat e pronës, etj.

“Dyshja autokrate e Shqipërisë dhe Serbisë, Rama dhe Vuçiç, të cilët duken se kanë magjepur shumë në Perëndim, shpesh kanalizojnë energjitë e bashkëpunimit rajonal në drejtim të gabuar: planet e tmerrshme për shkëmbimin e territorit, modelet e bashkëpunimit, si “Ballkani i Hapur”, që sfidojnë proceset e drejtuar nga BE-ja si “Procesi i Berlinit”, kanë shpërdoruar këto energji dhe kanë zgjatur procesin e integrimit në BE.

Cilësia e bashkëpunimit rajonal mes vendeve, si dhe siguria e tyre dhe integrimi i vazhdueshëm në BE, do të varet shumë nga cilësia e demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në çdo vend.

Politikat aktuale në Shqipëri nuk na udhëheqin në drejtimin e duhur. Prandaj, Partia e Lirisë e Shqipërisë është shumë e qartë dhe e përkushtuar për ato që duhet të bëhet”, tha Meta.


2 Comments

  1. Mire e kane qe e quajne Skap, ky mut duhet te ishte ne hale tani, hajdut primitiv dhe injorant anadollak dhe del e jep mend per politike

  2. Dosja britanike e Berishës “non-grata”: Zbulohen lidhjet korruptive dhe me bosin hasian të krimit në Londër,faktet qe salihu e sorollopi i tij te rrugica te lexojne dosjen dhe te dalin per revolucionin e rradhes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *