• |
ide | kryesore

Në dyert e SPAK/ E ka shitur, apo e mbron Rama Erion Veliajn

Arkiva, Kryesore, Lajme
Rama veliaj 5 d



Lajmi se më në fund Erion Veliaj do të paraqitet edhe publikisht në dyert e SPAK ka risjellë në sipërfaqe një enigmë që ngre krye herë pas here: e ka shitur, apo e mbron Rama, Erion Veliajn? Këto pandehma kanë marrë shkas nga qëndrimet kontradiktore të kryeministrit, që lehtësisht mund të interpretohen në mënyra të ndryshme.

Ata që janë më çdo çmim kundër Veliajt, mes të cilëve ka dhe shumë socialistë, e morën si një sinjal domethënës deklaratën e Ramës në Report TV, se SPAK duhet ti nxjerrë ujin e zi korrupsionit në bashki. “SPAK ti nxjerrë ujin e zi korrupsionit dhe ku ka arsye, ku ka prova për këdo qoftë, që nga njëra anë është reshtuar sipas shkallëve të caktuara në frontin e shtetit për punën e përbashkët, dhe nga ana tjetër që e shfrytëzon postin për punën e përveçme dhe krejt të pa amistueshme për përfitim të paligjshëm, të godasë dhe të mos pyesë as majtas as djathtas as lart as poshtë, por vetëm drejt”, tha pak ditë më parë kryeministri.

LEXO ME TEJ:

Armand Shkullaku: Rama-Veliaj, këta shenjtorë që po tradhëtohen nga dishepujt e tyre

Po të tilla deklarata, që u komentuan me zell në ato pak media anti Veliaj që i kanë mbetur pranë opozitës, duhen marrë me rezervë. Në shumë raste të tjera kryeministri e ka përdorur si argëtim lojën e maces me miun kundrejt vartësit të tij më servil. Në të njëjtën mënyrë u komentua nga opozitarët një foto e një ritriti të PS me kryebashkiakët, ku Veliaj ishte lënë jashtë tryezës, si një i zgjebosur që duhet të qëndronte në distancë higjeike larg të tjerëve (shih fotot poshtë).

Po ashtu, qëndrimi i Ramës ndaj njeriut që herë e denigron publikisht duke e trajtuar si bojaxhi, që duhet të lyej muret e shkallëve dhe herë e ysht të kapi lopën e një fshatari, u komentua si anti Veliajt kur u arrestuan drejtorët e 5 D. Për disa ditë kryeministri heshi dhe kjo i entuziazmoi “armiqtë” e Lalit. Por gëzimi nuk u zgjati shumë. Se më në fund ai e përkrahu publikisht kryebashkiakun e njollosur me mëkate të njëjta. Ata u shfaqën me deklrata të përbashkëta dhe të rakorduara për arrestimet e drejtorëve.

Ndërkohë që prej një jave pas prangosjes qarkullonte dilema nëse lideri do ta shiste apo mbronte delfinin e tij, epilogu publik i kësaj pikpyetjeje ishte teksti i shkruar i Ramës: “Bashkohem fjalë e presje me qëndrimin e Erionit”. Pra një gjë u duk qartë: së paku gojarisht ai i doli në krahë Lalit. Dhe kjo e ka shpjegimin e vet. Në strategjinë e mbrojtjes që zgjodhi, Veliaj përdori me “fjalë e presje” të njëjtat argumentat që shefi i ka thënë shqiptarwve kur është gjendur në të njëjtin hall.

Përgjimet/ A ishte Erjon Veliaj pronari i vërtetë i kompanisë “5D”? 

Pra, Edi Rama se paku publikisht, nuk mund të dilte e të thoshte se parimi që vlen për mua, se “shokët kanë ngrënë mollë dhe dardha pas shpinës time”, nuk është i vlefshëm për të tjerët. Ai nuk mund të mohonte logjikën që e ka bëtë të vetën se janë kryer punë të mira, pavarësisht se dikush ka pasur qëllime të mbrapshta.

Andi Bushati:Drejtorët e Veliajt, këta hajdutë përtacë

Por, përpos këtij shpjegimi, që arsyetohet me mbajtjen e një linje koherente, kryeministri mund të ketë edhe arsye praktike që e detyrojnë të mos e shesi Veliajn. Ai është i ndërgjegjshëm se me pushtetin që i ka deleguar, në dhjetë vite, Erioni është shndërruar në një levë të rëndësishme të regjimit. Ai ka pushtet të pamatë ekonomik, kontrollon, siç është parë këto ditë edhe një pjesë të TV të mëdha dhe ka influencë të gjërë mbi sistemin e drejtësisë. Falë këtyre ai ka rezultuar si një nga njerëzit më efikasë për të kryer punët e pista për llogari të shefit. Për këtë arsye, duke vënë në njërën anë të peshores imazhin e njollosur që i lë Veliaj organizatës dhe në anë tjetër, aftësinë e tij për të shërbyer, Rama mund të këtë vendosur ta mbrojë. Prandaj ai doli publikisht me deklaratën e rakorduar se edhe Erionit fajin ia kanë vartësit.

Deklaratat/ Si e “vodhi” Veliaj mbështetjen e Ramës 

Por as kjo “mburojë” duket se nuk e ka qetësuar kryebashkiakun që nuk po di si të sillet ndaj thirrjes së SPAK. Ashtu sikurse i ndodh sa herë që gjendet në trysni, kur bwn gafa që e vetë tradhëtojnë, Veliaj bllofoi sikur po paraqitej me vullnet të plotë në Prokurorinë e Posatçme.  “Unë besoj se marrëdhënia me SPAK-un nuk duhet të jetë vetëm reaktive, kur ata kërkojnë diçka, por mund të jetë edhe pro aktive. Unë e kam marrë seriozisht këtë propozim. Kështu që, sa të pres që SPAK-u dhe institucionet e tjera, le të themi, me procedurat dhe vonesat e postës, ta bëjnë gjithë këtë komunikim, më mirë shkoj vetë, bëj një kronologji të gjithë këtyre situatave. Ndaj, besoj, në ditët e ardhshme do të kemi një dakordësi për orarin. Unë i kam bërë gati dosjet, gjithë kronologjinë”, tha ai në kanalin e partisë Report TV.

Natyrisht të gjithë e dinë që në SPAK nuk shkon kur vendos ti, por kur të thërrasin. Dhe kjo lajthitje fëmijënore e Veliajt nuk shërben dot si alibi. Gazetarët e kronikës tashmë e dëshmojnë se atij i janë nisur fletërthirrjet. Por makthi i tij është tjetër. Qoftë edhe sa për sy e faqe, ai do të tregojnë se nuk është një politikan që e kanë shitur. Ai do të hiqet sikur situatën e ka nën kontroll. Prandaj dhe mbështetja, qoftë edhe verbale e Edi Ramës, tani për tani e ndihmon.

©Lapsi.al 

 



23 Comments

  1. o popull veni shpirtin ne paqe kta hale i mbron sorrosi , ne byth si popull me shkrep kembezen nuk kemi . Kshu qe do na rrjepin me rradhe te gjithe.

    1. hihihi,dhiz iz a mirakull ov fridhem.Nuk pjerdhin Edi dhe Lali Eri per fake news.Mbi 100 deputete ne 2025.

      1. Gabohesh, debila dhe idiotë si ti, rilindas përfitues, pensionistë trushkulur ka shumë ky mut vend, por ti si idiot që je kujton se gjithë shqiptarët janë dele, prandaj dhe gjithonë shkruan se do të marrë rilindja 100 deputetë

        1. Ha mut çdo mbremje poshte dritares Sali komunistit o i paemer i ores 17 :18 . Edi Rama do fitoje mandatin e katert ,ndoshta edhe te pestin se per shume te mira qe ka bere populli dhe nderkombetaret e duan dhe e perkrahin.
          Edhe njeher hani m… te gjithe ju qe nuk e doni Edi Ramen dhe qe kujtoni se partia juaj Foltore — Rithemelim do e marri pushtetin me dhune ,jo me vote se per per ju askush nuk votone.
          Lavdi komunisti krimineli vrases dhe non grata Saleh Salush Haleja!!!

          1. Ha mut çdo mbremje poshte dritares Sali komunistit o i paemer i ores 17 :18 . Edi Rama do fitoje mandatin e katert ,ndoshta edhe te pestin se per shume te mira qe ka bere populli dhe nderkombetaret e duan dhe e perkrahin.
            Edhe njeher hani m… te gjithe ju qe nuk e doni Edi Ramen dhe qe kujtoni se partia juaj Foltore — Rithemelim do e marri pushtetin me dhune ,jo me vote se per per ju askush nuk votone.
            Lavdi komunisti krimineli vrases dhe non grata Saleh Salush Haleja!!!

          2. o debil meso te besh postime tamam se i bi te fusesh karin ne bythe tende 😀

    2. PER TE SHPETU VETEN PASKA BO GATI DOSJET PER GJITH TE TJERET ME SA DUKET SE ATIJ SI KERKON NJERI TE SHKOJE ME DOSJE.

    3. Varet nga fuqia e kompromentimit. Te Velise. Nese eshte si ajo e Beqjes apo Xhackes. Qe mbrohen fort nga Rama. Nese nuk ka aq force, Rama asqe e rruan fare as per te. Si per Tahirin apo fundmi Ahmetajn. Pra zagare ai ka plot ne organizaten e tij te qenerise qe ka kapir PS dhe shtetin.

  2. Edi Rama e ka thene publikisht, disa here, qe punet me drejtesine do i zgjidhin vete secili. Ju jeni akome ne autobuz o lale, nderkohe Rama ka fituar qe tani zgjedhjet e 2025es, dhe pergatitet per ata te 2029es. Asta la vista baby, ju rrofte Sali Berisha.

  3. O Lapsi, Rama po e trajton Erjon Velinen ekzakt siç i trajton narcizisti vartesit apo zarat e tij.
    I denigron ne rrethin e ngushte e indirekt edhe ne publik kur i duhet, dhe pastaj gjoja i del ne krah ne deklarimet publike. Duke u denigruar dhe poshteruar ne kete menyre, zari jo vetem humbet ambiciet per me lart nese ka te tilla, por behet edhe me i nenshtruar dhe i perdorshem se c’ishte me pare.
    Eshte skeme, po njesoj ka vepruar Rama me te gjitha bucet e haremit qe nga hici i beri drejtoresha dhe ministre.
    Flisni me nje psikiater apo psikolog per narcizistin dhe menyrat si vepron ai.

  4. Mqs ra fjala te SPAKU, është mërzitur dhe Bes Kallaku. Saqë te Ferma VIP aktualisht ai e quajti SPAKUN – SAPAKU. Me sa duket vazhdokan hetimet për pasurinë marramendëse miliona euro që ka vënë sidomos në emër të gjyshes, Ijes e cila figuron milionere, e që një Zot e di si i ka vënë ato para. Me siguri Zoti ka dëgjuar Besin që thotë përherë ju rujtë Zoti dhe leku letër.

    Në 2021 në abcnews.al doli një lajm ku përmendej Dijonis Biba 20-vjeçar. Ai raportohet se është kapur me shtëpi bari bashkë me mikut e tij. Dy të rinjtë janë kapur në Wren Street në Hillfields. Ata kapën në dy prej pronave dhe u burgosën me nga 15 muaj nga një gjykatës në Warwick Crown Court thuhet në lajmin e korrikut 2021. Tani ky person është futur si VIP në Fermë. Shëmbull ideal i të qënit Vip në Shqipëri. Të premten e kaluar madje pati edhe rolin e kryefermerit. E meritonte, se nga shtëpia e barit ka marrë eksperiencë. Kur ishte në Britani në shtëpi bari, autoritetet kanë kryer kontrolle dhe kanë zbuluar pajisje të sofistikuara për rritjen e drogës dhe sisteme kamerash sigurie. Kështu që Dijonisi është profesionist dhe i famshëm për çështje Ferme. Le të urojmë që ai të fitojë çmimin 100mijë€ e të dalë i pari , kështu i tregojnë edhe Ramës që Shqipëria ka profesionistë, por s’ka punë, prandaj shqiptarët ikin në Britani.

    P.S: Enkel Demi e quan Dijonisin fenomen televiziv.

  5. a ke leshu?

    o lali ramen o rama lalin rruge tjeter ska!

    rama eshte ende i ri, dhe ka shume zullume, lali eshte ne mandatine fundit ne bashki

    kujt i vjn rradha me shpejt???

    o rama lalin o lali ramen

    dy kendez ne nje kotec nuk ka

  6. “Mbështes çdo fjalë e presje të Erionit”, paska thënë Rama
    Po kush e ka dëgjuar “Lali Erin” që të përdorë ndonjëherë pikë apo presje në dërdëllisjet e tij propogandistike ?
    Për hirë të së vërtetës duhet pranuar se Rama, ndonëse e ka manierë që tja fusë kodra pas bregut në fjalimet e tij të gjata, është një mjeshtër i monologjeve aktoriale.
    Rama gënjen njëlloj si Veliaj ama në kontrast me te, ai është një aktor i klasit të parë, jo vetëm në përdorimin e “pikës e presjes”, por edhe pantonimave e gjestikulacioneve të gjithë trupit.
    Erioni flet si një gramafon i prishur, pa pikë e presje duke i lëshuar fjalët si mitroloz, pa e menduar gjatë se çfarë thorë.

    Duke ja “mbështetur” pra Erionit “çdo fjalë e presje”, meqë Erioni nuk e njeh fare presjen, Rama tallet me te duke e cilësuar si një llafazan

    1. Do ta lëshojë dhe Lalin e të tjerë se janë shumë dhe pasi të mos ketë të tjerë e dhe gjatuci radhën.

  7. Mos tju genjeje mendja fare. Si ky fare muti ashtu edhe mullari tjeter e-drama jane pjelle e te njejtes nevojtore., qe quhet zorroz. Keta te dy, lojrat i kane bashke dhe nuk eshte se mbajne, mbrojne apo sulmojne njeri-tjetrin, skane bythe me pak fjale. Ketu jane dy çeshtje per tu pare ne vazhdim:
    1. SPAK-u do te tregoje se eshte totalisht i pavarur “nga …. ata” dhe eshte realisht investim dhe produkt i asaj qe proklamohet,
    2. Apo ka skenarist/regjizor qe drejton nga larg…..

    Nese jemi tek pika 1, Veliaj shkon ne burg dhe brenda vitiit edhe e-drama do shkoje si çeço ne SPAK…..

    Nese jemi tek e dyta duhet pare si do shkojne gjerat matane oqeanit….

    Kot beni tifozllek e llap llap

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *